Gazetari sportiv Gjergji Stefa, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Mega Sport” të transmetuar nga “A2CNN”, analizoi numrin e ulët të futbollistëve të kampionatit shqiptar të përfshirë në listën e Kombëtares.
None found
Në grumbullimet e përcaktuara nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, nga kampionati vendas janë thirrur vetëm Naser Aliji i Dinamos dhe Mario Dajsinani i Egnatias.
Stefa deklaroi se futbolli shqiptar aktualisht nuk po prodhon lojtarë që mund të përballojnë nivelet e larta dhe të meritojnë një vend në përfaqësuese, duke theksuar se prania e tyre nuk mund të justifikohet thjesht për të bërë “qoka”.
Sipas tij, Shqipëria ka arritur rezultate të rëndësishme në edicionet e fundit, përfshirë fitoren 3-0 ndaj Çekisë, triumfin 2-0 kundër Polonisë, barazimin në Çeki, si edhe sukseset përballë Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Serbisë në Serbi. Për këtë arsye, ai shtoi se lojtarët e kampionatit shqiptar duhet të jenë në gjendje të luajnë në ndeshje të këtij niveli për të merituar ftesën.
“Nëse vendosim që në ekipin kombëtar të bëjmë qoka, atëherë, siç tha edhe Dabi, pjesërisht me të drejtë, duhet të marrim futbollistë nga kampionati shqiptar. Por, për fatin tonë të keq, kampionati shqiptar sot nuk prodhon asnjë lojtar të denjë për nivele të larta, qoftë për U-21-shin, qoftë për Kombëtaren e madhe”, u shpreh Stefa.
Ai nënvizoi se mungesa e futbollistëve të tillë nuk është faji i vetë kampionatit, por rezultat i gjendjes së futbollit në Shqipëri. “Nëse më thoni se kampionati shqiptar ka lojtarë të denjë për t’i aktivizuar në këto ndeshje dhe për t’i fituar, atëherë jemi në rregull. Por nuk ka. Kampionati e meriton të mos ketë, sepse Shqipëria e futbollit nuk bën dot asgjë”, deklaroi gazetari.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…