sport

“Gjelat” kanë disa yje në diskutim, Di Maria gati për “albicelestet” nga minuta e parë: Formacionet e mundshme, Argjentinë – Francë

Teksa gjithë Bota është në pritje të nisjes së finales, Argjentinë-Francë, trajnerët e të dyja përfaqësuesve janë duke bërë “llogaritë” e fundit, për të krijuar skemën fituese të Kupës së Botës.

Tekniku i kombëtares “albiceleste”, Lionel Scaloni pritet që t’i besojë që nga minuta e parë anësorit, Angel Di Maria, i cili duket se është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Të lidhura

None found

Scaloni mendohet se do të zgjedhë formacionin 4-3-3, me Emiliano Martinez në portë, Molina, Romero, Otamendi e Acuna, nga e djathta në të majtë të mbrojtjes, Rodrigo De Paul, Enzo Fernandez dhe Alexis Mac Allister në mesfushë dhe 3-shja potente në sulm, Angel Di Maria, Julian Alvarez dhe kapiteni Lionel Messi.

Në krahun tjetër, trajneri i “gjelave” është në pritje të gjendjes përfundimtare të lojtarëve të tij, në prag të ndeshjes. Deri më tani Deschamps pritet të vendosë të tijët në lojë, me formacionin 4-2-3-1.

Në portë do të vendoset kapiteni Hugo Lloris. Mbrojtja e mbushur me emra kualitativ përbëhet nga Kounde, Varane, Upamecano dhe Theo Hernandez, të vendosur nga e djathta në të majtë. Për pjesën defensive të mesfushës do të kujdesen Rabiot dhe Tchouameni, përpara tyre vendosen Demble, Griezmann dhe Mbappe, të cilët do të suportojnë sulmuesin, Olivier Giroud, i cili momentalisht ende nuk e ka të qartë nëse do të luajë apo jo.

të fundit

Lista e paramilitarëve serbë të dyshuar për krime në Kosovë

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

25 seconds ago

Investimet kapitale të Kosovës arrijnë vetëm 30% të buxhetit të planifikuar

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

43 seconds ago

Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim në Serbi, Bosch: Nacionalizmi mund të mbizotërojë dhe të ndikojë Kosovën

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

1 minute ago

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

9 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

13 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

16 minutes ago