Categories: sport

Gjarpërinjtë helmues shqetësojnë tri përfaqësuese në Kupën e Botës: “Nëse shkel mbi një, do të ketë pasoja”

Futbollistët e kombëtareve të Gjermanisë, Zvicrës dhe Norvegjisë kanë ngritur alarmin për rrezikun e përballjes me gjarpërinj helmues në kampet ku po përgatiten.

Joshua Kimmich bëri të ditur se një gjarpër ishte parë një ditë më parë dhe se ekipi ishte informuar se bëhej fjalë për një specie helmuese. Sipas tij, në rast kafshimi, nevojitet trajtim spitalor.

Të lidhura

None found

Kapiteni i Gjermanisë sqaroi se në qendrën e tyre stërvitore në Karolinën e Veriut ishte vërejtur një gjarpër helmues i njohur si kokëbakri. Edhe pse kafshimi i tij zakonisht nuk rezulton fatal, ai cilësohet gjithsesi i rrezikshëm.

Në një prononcim për BBC-në, mesfushori i Bayern Munich tha se është e pazakontë që, ndërsa po përgatiten për turneun më të rëndësishëm të futbollit, lojtarët të detyrohen të kontrollojnë tokën para çdo hapi.

Ai shtoi se skuadra po mundohet t’u shmanget kafshëve të zonës, duke theksuar se i respekton njerëzit atje, por se ka përshtypjen që në Gjermani nuk gjenden kaq shumë kafshë të rrezikshme.

Edhe pse një kafshim nga gjarpri kokëbakër zakonisht nuk është fatal, ai ka shkaktuar shqetësim në Gjermani, Norvegji dhe Austri, ndërsa për këdo që preket rekomandohet ndihmë mjekësore.

Norvegjia, ku bën pjesë edhe Erling Haaland, është gjithashtu e vendosur në Karolinën e Veriut dhe po tregohet e kujdesshme për praninë e këtyre zvarranikëve.

Kapiteni norvegjez Kristian Thorstvedt u shpreh se prania e kokëbakrit nuk i duket aspak e këndshme.

Në Santa Barbara të Kalifornisë, kombëtares austriake të çiklizmit iu ndalua të zhvillonte stërvitje me biçikleta në bazën e saj, për shkak të shqetësimeve të lidhura me gjarpërinjtë.

Nga ana tjetër, Zvicra, që është vendosur në San Diego, ka caktuar një pjesë të kampit të saj si zonë të mbrojtur nga gjarpërinjtë.

të fundit

Trump nuk e përjashton bashkëpunimin me demokratët: S’kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…

15 minutes ago

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë ndodh me motin në fundjavë, priten reshje dëbore temperaturat zbresin deri në -5°C

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…

19 minutes ago

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

48 minutes ago

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

1 hour ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

2 hours ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

3 hours ago