Mes prioriteteve të merkatos kuqezi ështrë kërkimi i golave, gjuri torturon verën e Ibrahimovic, dhe ju kujton të gjithëve se edhe Zlatan që mbush 40 vjec në tetor ka limitet e tij. Qendërsulmuesi shoqërues i sezonit të kaluar është akoma më i pafat, telashet fizike kompromentuan historinë e Mario Mandzukic, 5 muaj kuqezi pa gol.
Të tjerët janë goleadorë të improvizuar, Leao dhe Rebic, të testuar edhe në qendër të zonës, kanë karakteristika të ndryshme. Kështu Milani hidhet në sulm, duke nisur nga Giroud, është një përmbledhje e asaj që i duhet skuadrës, gola dhe eksperiencë, dhe mbi të gjitha një biznes me kosto të ulët. Nëse Giroud ja del të lirohet falas nga Chelsea, do të jetë shoku i ri i repartit për Ibra-n.
Mes tij dhe Milanit është pikërisht tratativa për të marrë leje daljen nga Chelsea pasi me të do të vinte menjëherë firma për një kontratë dy vjecare të propozuar nga drejtuesit kuqezinj Maldini dhe Massara. Por për momentin Giroud nuk është i lirë, dhe nuk dihet nëse në klubin e Abramovich do tja lejojnë një gjë të tilllë. Për këtë arsye kuqezinjtë po lëvizin edhe në drejtime tëtjera, dhe alternativa kryesore i con sërish në Madrid, për Luka Jovic.
Giroud dhe Jovic janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri, francezi është 34 vjec, serbi 11 vjet më i ri. Të dy e interpretojnë ndryshe rolin e tyre, por kanë një emërues të përbashkët, për Milanin shihen si afrime potenciale me kosto zero. Reali është i gatshëm ta lërë sulmuesin në huazim.Ndërkohë Jovic do të kishte një shans për të rifituar vlerësimin me fanellën kuqezi dhe për të treguar cilësitë e tij, ato për të cilat Reali vuri bast në 2019 duke paguar më shumë se 60 milionë euro në arkat e Eintracht Frankfurt.
Viti i parë në Spanjë ishte zhgënjyer, 2 gola në 32 ndeshje. Në janarin e kaluar u rikthye te Eintracht, me 4 gola në 18 ndeshje në Bundesliga. Një kontribut ende shumë modest, te Milani ndoshta do të rritej me mbështetjen e Ibrahimovic dhe hapësirën e aktivizimit të garantuar. Kjo nuk është hera e parë që emri i Jovic përmendet në lidhje me Milanin, por ndoshta kjo është hera e duhur.
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…