Mbrëmjen e sotme u zhvillua edhe finalja e ‘play-offit’ mes Tenerifes dhe Gironës, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 1-3 duke u rikthyer kështu në elitën e futbollit spanjoll pas 3 sezonesh në La Liga 2.
Girona për herë të parë në histori të saj në La Liga u promovua në sezonin 2016/17, pasi përfundoi si nënkampione pas Levantes.
Pas 2 sezonesh dinjitoze në La Liga, Girona ran ë sezonit 2018/19 vetëm në javën e fundit dhe tani rikthehet përsëri pas tre viteve. Kujtojmë që më herët një biletë për në elitën e futbollit spanjoll, siguruan Almeria dhe Real Vajadolid.
Për sa i përket duelit të sotëm mes Tenerifes dhe Gironës, sfida e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0, ndërkohë që miqtë bënë mrekullinë në transfertë duke mposhtur 1-3 vendasit e Tenerifes. Stuani në minutën e 42-të zhbllokoi sfidën me penallti, teksa Ruiz barazoi për Tenerifen në minutën e 59-të. Vetëm 9 minuta zgjati kjo baraspeshë, pasi Leaon do të shkaktonte një autogol në të 68-tën. Për të vulosur këtë triumf të Gironës mendoi Martinez në minutën e 80-të.
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë. Sipas policisë, dy…
Pas refuzimit të Mal Retkoceri për ta takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili mori në mbrojtje drejtoreshën e…
Pas denoncimit të rastit në News24, se qyteti i Vlorës prej tre ditësh kishte mungesë të furnizimit me ujë të…
Bruno Petrone, futbollisti i ri që më parë luante te Sorrento dhe tani luan për Angrin, një ekip që luan…
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, deri në orën 13:00, dalja më e lartë e qytetarëve…