Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes së parë të Kupës së Botës 2026, të përfunduar 2-2 ndaj Zelandës së Re, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shkoi në dhomat e zhveshjes së kombëtares së Iranit.
Numri një i futbollit botëror u foli lojtarëve dhe stafit teknik të Iranit me tone inkurajuese, duke përgëzuar paraqitjen e skuadrës dhe mesazhin që, sipas tij, ajo po përcjell në skenën ndërkombëtare.
None found
“Ndeshja e sotme ishte e vështirë dhe me pak më shumë fat mund ta kishit fituar. Por ju po luani futboll të mirë. Keni edhe dy ndeshje të mbetura dhe do ta bëni botën krenare edhe një herë me atë që do të tregoni në fushë”.
“E di se çfarë po kaloni, e kuptoj, por ju jeni më të fortë se gjithçka. Po dërgoni një sinjal për të gjithë botën. Sonte e bashkuat të gjithë stadiumin rreth jush”.
“Ia treguat këtë botës dhe dërguat një mesazh të fuqishëm. Ju falënderoj shumë”, deklaroi Infantino.
Pas këtij barazimi 2-2 ndaj Zelandës së Re, Irani mori një pikë me peshë në garën e tij në turne.
Ky rezultat i mban iranianët plotësisht në lojë për kualifikimin në fazën eliminatore, ndërsa u kanë mbetur edhe dy ndeshje për të siguruar praninë në raundin e ardhshëm të kompeticionit./
Paris Saint-Germain i Luis Enriques po kërkon të përforcojë sulmin e tyre në afatin e janarit pas lëndimeve serioze të…
Manchester United do të ketë më pak se 60 milionë euro në dispozicion për afatin kalimtar të janarit dhe pritet…
Gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, është lexuar deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpjeguar arsyet përse…
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe…
Një turist amerikan 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti fizik me një ish-sportistin e arteve marciale mikse (MMA), në…
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose anëtarët e familjes gjatë…