sport

Gerrardi shpreson ta ringjallë karrierën e Coutinhos që është në “rënie të lirë”

Philippe Coutinho është ribashkuar me Steven Gerrardin, i cili tani do të jetë trajner i tij. Coutinho të premten u huazua te Aston Villa nga Barcelona, ndërsa klubi nga Premier League e ka opsionin e blerjes së kartonit të mesfushorit në fund të edicionit.

Për të siguruar shërbimet e Coutinhos, Aston Villa mposhti konkurrencën e fortë të skuadrave të tjera nga Premier League – Arsenalit, Tottenhamit, Evertonit dhe Newcastles. Në fakt ishte pikërisht Gerrardi ai që e bindi Coutinhon t’i bashkohet te Aston Villa. Ata ishin bashkëlojtarë te Liverpooli kur Coutinho ishte njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në kampionatin anglez. Ai ka luajtur pesë vjet te Liveropooli. Megjithatë, vitet e fundit Coutinho nuk është as hija e futbollistit që “terrorizonte” mbrojtjet kundërshtare me fanellën e Liverpoolit.

Të lidhura

None found

Rënia e Coutinhos nisi kur ai u largua nga Liverpooli. Ai e la Liverpoolin për t’u transferuar te Barcelona në janar të vitit 2018 për 135 milionë euro, pasi shihej si zëvendësim ideal për Andres Iniestan, rol që nuk arriti asnjëherë ta mbulojë. 26 gola në 106 paraqitje nuk e arsyetuan çmimin e lartë që Barça e pagoi për të. Me largimin e Coutinhos, Barcelona do të jetë në gjendje ta regjistrojë sulmuesin e krahut, Ferran Torres, që e transferoi ditë më parë nga Manchester City për 55 milionë euro. Për një edicion Coutinho ishte i huazuar te Bayerni (2019/20), por ekipi bavarez nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij për shkak se nuk i bindi me atë që tregoi në fushë.

Tani Coutinho e ka rastin unik për ta ringjallur karrierën e tij dhe për këtë i ka garantuar Gerrardi që ka folur personalisht me të për ta bindur që t’i bashkohet tek Aston Villa.

“Unë mund të them vetëm gjëra pozitive për Coutinhon, pasi me mua është një lojtar special apo më mirë të them një fitues serik. Nuk ishte e rastësishme që shumë klube ishin të interesuara për transferimin e tij. Për mua, ai është një magjistar”, ka thënë trajneri i Aston Villas, Gerrard.

Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pasur vetëm fjalë të mira për profesionalizimin që Coutinho e ka treguar gjatë kohës sa ishte nën urdhrat e tij. Xavi ka zbuluar se Coutinho ka pranuar ulje drastike të pagës vetëm për ta kompletuar huazimin e tij te Aston Villa, përkatësisht për t’u ribashkuar me Gerrardin. Aston Villa do ta paguajë gjysmën e pagës së brazilianit, të cilin mund ta blejë në verë për 40 milionë euro nëse tregon paraqitje të mira gjatë kësaj periudhe.

Coutinho ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, ndërsa ka pasur një pagë vjetore prej rreth 20 milionë eurosh.

“Kalimi tek Aston Villa do të thotë shumë për Coutinhon. Ai ka dashur të largohet për të pasur më shumë minuta diku tjetër. Paga e tij është ulur. Mund të them se Coutinho është një profesionist i vërtetë dhe dëshiron të përparojë. Ai te Barça ka pasur telashe dhe shpresoj që te Aston Villa e ka gjetur zgjidhjen që e ka kërkuar”, ka thënë Xavi.

Këtë sezon, Coutinho 29-vjeçar ka shënuar dy gola në 16 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Barcelonës.

të fundit

Robert Berisha për videot intime të Adi Hilës: Nëse janë publikuar për përfitim, është bërë gabim

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku komentoi pak edhe…

6 minutes ago

Tekniku i autopsisë tregon çfarë ndodh me foshnjën pas vdekjes së nënës shtatzënë

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën? — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

Shqipëria synon të shkruajë historinë në Play-off-in e Botërorit: Hamonikaj dhe Bajraktari besojnë te grupi dhe premtojnë maksimumin ndaj Uellsit

Kombëtarja shqiptare e vajzaveKombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 9 tetor sfidën e parë historike ndaj Uellsit, në…

8 minutes ago

Arbnor Morina emërohet trajner i Ferizajt

Ferizaj ka emëruar Arbnor Morinën në postin e trajnerit të skuadrës, duke i besuar atij drejtimin e ekipit për pjesën…

9 minutes ago

Djali i presidentes Justina Shiroka-Pula, ish-futbollist i njohur i Kosovës

Gjatë orës së fundit të mbrëmjes të së martës dhe orës së parë të së mërkurës, Kuvendi i Kosovës votoi…

9 minutes ago

Prokurori i Lartë Publik në Manastir përballet me kallëzim penal, gjatë kontrollit sekuestrohen pajisje elektronike

MPB njofton se është ndaluar një prokuror i Lartë Publik në Manastir, ndaj të cilit është dorëzuar kallëzim penal për…

10 minutes ago