sport

Gerard Pique i del në mbrojtje Real Madridit: Vendimi i gjyqtarit ishte i padrejtë

Ish-ylli i Barcelonës, Gerard Pique, ka komentuar kartonin e kuq të Jude Bellingham pas golit që nuk iu pranua Real Madridit ndaj Valencias të shtunën.

Vinicius Jr shënoi dy gola teksa Real Madridi përmbysi disavantazhin e dy golave për të shkëputur një pikë në Mestalla dhe për të krijuar një epërsi prej shtatë pikësh në tabelë ndaj vendit të dytë.

Bellingham mendoi se ia kishte fituar ndeshjen ekipit të tij, kur në minutën e gjashtë shtesë të takimit, ai shënoi me kokë nga afërsia, vetëm për gjyqtarin Gil Manzano i cili i fryu bilbilit për ta përfunduar ndeshjen kur krosimi u dha brenda zonës.

Lojtarët dhe stafi i Real Madridit të frustruar me vendimin e gjyqtarit protestuan ashpër ndaj tij, ku për pasojë anglezi mori karton të kuq.

Ky incident ka qenë temë diskutimi në Spanjë, ndërsa Pique tashmë ka shprehur frustrimin e tij ndaj Manzanos në një intervistë për Marca.

“Ne të gjithë e dimë nivelin që ka ky gjyqtar. Ai më ka përjashtuar mua ndaj Osasunës dhe unë nuk kam thënë asgjë, por përkundër kësaj, që në fund nuk ka rëndësi për mua, ai ka një histori që unë nuk e kuptoj, sepse ai është një gjyqtar ndërkombëtar, andaj ai duhet të jetë në nivelin më të lartë”, ka thënë Pique fillimisht.

“Kjo nuk ishte hera e parë që ai e ka bërë këtë. E kuptoj që Madridi mund të ankohet, ai duhej t’i frynte bilbilit shumë më herët, vendimi i tij ishte i padrejtë, ishte shumë vonë kur i dha fund ndeshjes. T’i frysh bilbilit në momentin kur krosoni, nuk ka kuptim”, përfundoi ish-mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

të fundit

Afrimiteti ekstrem mes Bias dhe Edit në lavanderi shkakton reagime të forta

Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku…

6 minutes ago

Protesta kombëtare e thirrur nga PD! Forca policore blindojnë Kryeministrinë

Forcat policore janë vendosur përpara Kryeministrisë, teksa na ndajnë afro dy orë nga protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike.…

19 minutes ago

Landi i West Side Family për mikun e tij: Ja çfarë i kam thënë para se të hynte në BBV

Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi…

22 minutes ago

Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet më datë 12 janar gjyqi paraprak për Ilir Metën, avokati: Do paraqesim në Kushtetuese disa prova shtesë

Është shtyrë për më 12 janar seanca paraprake për dosjen CEZ-DIA dhe Lobimi në SHBA i Ilir Metës, i cili…

47 minutes ago

“Do ja q* robt”, Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për AKSHI-n del qartë se si një grup personash të lidhur me…

50 minutes ago

Pas ndarjes së bujshme, a po rikthehet magjia? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Los Angeles

Më pak se dy vite pas ndarjes së tyre të bujshme, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë sërish së…

52 minutes ago