Po shkëlqen këtë sezon me Vllazninë dhe me Kombëtaren e 21-vjeçarëve e për momentin është padyshim mbrojtësi i djathtë më i mirë i kampionatit. Fjala është për Geralb Smajlin, futbollistin e Vllaznisë që po luan sezonin më të mirë në karrierë.
I pakalueshëm në krah, gol në ndeshjen e fundit përballë Erzenit dhe 3 asiste në kampionat. Një nga pikat më të forta te Vllaznia, tani ka momentin të marrë një tjetër status. Një vit më parë Andi Hadroj bëhej pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë e në këtë moment duket se këtë fat do ta ketë Geralb Smajli.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se 21-vjeçari nuk ka ngelur jashtë radarit të Sylvinhos që po e sheh me kujdes mbrojtësin e djathtë. Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet kjo lëvizje e bujshme.
Elseid Hysaj, 30 vjeç, dhe Ivan Balliu, 32 vjeç, janë dyshja e krahut të djathtë aktualisht te kuqezinjtë, por mosha e tyre detyron Sylvinhon të mendojë për të ardhmen.
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka hapur një temë të ndjeshme për jetën e saj personale,…
Shtyhet sërish seanca gjyqësore e Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht të vitit 2019.…
Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua barbarisht pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ka sqaruar për mediat se…
Aktorja legjendare franceze, simbol seksi dhe ikonë e filmit të viteve ’60, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. E njohur…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Ukrainës garanci sigurie për 15 vjet, tha Volodymyr Zelensky, gjatë bisedimeve mbi…
Këngëtari Gjesti është bërë i "gjallë" në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë me zë e figurë…