sport

Georgina dhe nostalgjia për Italinë: Më pëlqente të jetoja në Torino

Me rastin e publikimit të dokumentarëve, partneri i Ronaldos ka treguar detaje të tjera për jetën me CR7.

Georgina Rodriguez është gati të mahnisë të gjithë: më 27 janar, ditën e ditëlindjes së saj të njëzet e tetë, do të publikohet në Netflix “Soy Georgina”, filmi dokumentar për partneren e Cristiano Ronaldos.

Nga fëmijëria në adoleshencë, deri në takimin me CR7, njeriun që ndryshoi jetën e modeles: do të ketë gjithçka në serial.

Me rastin e debutimit të saj në TV, Georgina ka dhënë një intervistë për The Sun, për të cilën ka treguar shumë detaje nga jeta e saj përkrah kampionit portugez, raporton TuttoSport.

“Herën e parë që shkova në shtëpinë e Cristianos humba duke kërkuar kuzhinën. Ndonjëherë më duhej gjysmë ore të kthehesha nga dhoma e ndenjes sepse nuk e dija rrugën. Ishte shumë e madhe. Më duheshin gjashtë muaj për të kuptuar se ku ishte gjithçka”, – zbuloi Georgina.

Georgina dhe jeta në Torino

Dokumentarët “Soy Georgina” u filmuan në 2020-2021, kur Ronaldo ishte ende lojtar i Juventusit. Dhe duke folur për jetën torineze, Georgina nuk e mohoi se kishte pak nostalgji:

“Më pëlqente të jetoja në Torino. Gjithçka është afër: bora, nëse doni të bëni ski, Principata e Monakos të shkoni në det, një ditë plot modë është Milano”, ka rrëfyer e dashura e CR7. /albeu.com/

të fundit

Moti bënë kthesën drastike në këtë ditë të javës? Meteorologët bënë parashikimin për 7 ditët e ardhshme

Java e ardhshme në Shqipëri pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike, me dominim të motit të kthjellët dhe të…

7 minutes ago

Britania e Madhe,Australia dhe Kanadaja njohën si shtet Palestinën, qeveria izraelite “godet” me reagime të ashpra

Qeveria izraelite ka reaguar ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia. “Do të duhet…

11 minutes ago

VIDEO/ Vajza shqiptare vetëm 10 vjec boton libër në SHBA

Një vajzë shqiptare 10 vjec në Florida të SHBA ka shkëlqyer duke publikuar libër në një moshë shumë të vogël.…

14 minutes ago

Shpresë në Lindjen e Mesme, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht si shtet Palestinën

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Australisë në përpjekjen ndërkombëtare…

42 minutes ago

Dështon tenderi, nxënësit pa shkollë në Kukës/ 10 fëmijë mbeten në shtëpi për mungesë transporti

Fshatit Kolosh në Zapot të Kukësit i kanë mbetur vetëm 10 fëmijë. Por edhe ata nuk shkojnë dot në shkollë,…

1 hour ago

Ujku bën kërdinë në Lushnjë/ Hyn në kope dhe vret më shumë se 40 krerë, pronari: mendova se ishte hajdut

Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje. Nga 80 kokë dhi edhe…

1 hour ago