sport

Gentrit Halili kërcënon Dinamo Zagrebin: Ne nuk kemi ardhur këtu për shëtitje, duam tri pikët

Në konferencë për media së bashku me Ilir Dajën në krah ishte edhe mbrojtësi, Gentrit Halili, i cili u tregua optimist para ndeshjes.

Ndeshja mes Dinamo Zagrebit dhe Ballkanit zhvillohet të enjten prej orës 21:00 dhe i takon Grupit C të Ligës së Konferencës.

Halili ka thënë se të gjithë te Ballkani janë të vetëdijshëm se ndeshja me Dinamon do të jetë shumë e vështirë, por shtoi se ekipi nga Suhareka ka udhëtuar për pikët e plota.

“E dimë të gjithë historinë e Dinamos dhe është kënaqësi i madhe të luajmë në këtë stadium”.

“Ne nuk kemi ardhur këtu për shëtitje, por të marrim tri pikët dhe të kemi mundësinë të kualifikohemi në fazën tjetër”, ka thënë Halili.

Ballkani para kësaj ndeshje është e fundit në grup me 4 pikë të mbledhura, dy më pak se Dinamo që renditet e dyta.

Katër pikë i ka edhe Astana që është e treta në tabelë për shkak të goldallimit më të mirë se Ballkani. Viktoria Plzeni ka pesë fitore në po aq ndeshje dhe ka siguruar vendin e parë. /Telegrafi/

të fundit

Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës

Një rrëshkitje dherash ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Currilës, duke bllokuar një sens të rrugës dhe duke…

1 minute ago

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Lamallari: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulje dënimi për 853 të dënuar

Këtë të premte, qeveria miratoi Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes…

36 minutes ago

Monika Kryemadhi: Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha

Monika Kryemadhi, teksa ishte ee ftuar  në emisionin “Breaking” në Top News, deklaroi se i vjen keq që Partia e…

52 minutes ago

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë të përmbytura

Këtë të premte, reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit. Sipas…

58 minutes ago

SPAK mesazh në rrjete sociale: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë bazuar në prova

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të premte një mesazh në rrjetet sociale. SPAK…

1 hour ago

Aksident i frikshëm në afërsi të tunelit të Murrizit, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Këtë të premte, një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.…

2 hours ago