Gentian Selmani është transferimi më i fundit i Ballkanit në Superligën e Kosovës. Portieri 28-vjeçar, i cili sapo përfundoi bashkëpunimin me Teutën e Durrësit në Superiore, ka zgjedhur të rikthehet te klubi ku Ilir Daja ishte trajner gjatë periudhës 2022-2024.
Klubi kosovar njoftoi se ka siguruar shërbimet e portierit shqiptar, duke vlerësuar eksperiencën e tij të krijuar në kampionatin shqiptar, në futbollin turk dhe me Kombëtaren e Shqipërisë.
None found
Selmani ka lindur më 9 mars 1998 në Krujë dhe është formuar si portier në Shqipëri. Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe në Turqi, ku ka qenë pjesë e Menemen FK dhe Boluspor, duke marrë pjesë në kategorinë e dytë turke dhe në Kupën e Turqisë.
Gjatë sezonit të fundit, ai ishte pjesë e KF Teutës dhe ndër portierët kryesorë të skuadrës. Në të gjitha kompeticionet e sezonit 2025/26, Selmani regjistroi 40 paraqitje.
Ballkani thekson se përvoja e tij në Shqipëri dhe jashtë vendit do ta bëjë Selmanin një përforcim të rëndësishëm për repartin e portës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar, pas gjobës prej 5 milionë lekësh për aktivistin 17-vjeçar. Ky…
Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…
Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…
Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…
Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…
Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…