Kevin-Prince Boateng ka deklaruar se është detyruar të gënjejë duke thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë në kohën kur ishte tek Barcelona. Ne një intervistë të dhënë për podcasting “VIBE” të Rio Ferdinand, ish-mesfushori i Barcelonës dhe Milanit është shprehur se ka tjetër mendim sa i përket lojtarit më të mire.
“Ajo ka qenë një nga gënjeshtrat më të mëdha të jetës sime. Mbaj mend ditën kur mbërrita në Barcelonë, ishte gjëja e parë që më pyetën. Më duhej të gënjeja dhe u përgjigja: Lionel Messi. Unë gjithmnë them të vërtetën, por ishte mënyra e vetme që unë të vishja fanellën e Barçës. Kur kam qenë i vogël gjithmonë kam mbështetur Real Madridin, e dua Cristiano Ronaldon, mendoj se është lojtari më i mirë në botë”.
Kevin-Prince Boateng ka luajtur për Barcelonën në periudhën janar-qershor të vitit 2019 duke u aktivizuar në vetëm tre ndeshje.
Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po…
Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës e cila ka zgjatur për tre orë. Berisha: Protesta e…
Vijojnë tensionet para Kuvendit të Shqipërisë, aty ku edhe është zhvendosur protesta e opozitës, pas përfundimit të fjalimit të kreut…
Si pasojë e sulmit me bomba molotov nga protestuesit drejt punonjësve të rendit te Kryeministria, mësohet se disa punonjës policie…
Kanë nisur përplasjet e para mes protestueve dhe policisë. Bidonë me ujë dhe çadra janë hedhur drejt policisë, ndërkohë që…
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha e nisi fjalën e tij me një mesazh të qartë dhe të…