Një nga pasojat e luftës në Ukrainë në botën e sportit është se llogaritë bankare të Chelsea u ngrinë pasi qeveria britanike sanksionoi rusin Roman Abramovich.
Rreziku i një paralize të vërtetë financiarë është aktive dhe mundësia për të parë Romelu Lukaku me fanellën e Interit është e mundur. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër është i vëmendshëm për këtë situatë.
None found
Sidoqoftë, që Lukaku të kthehet te zikaltërit, duhet të ndodhin tre kushte në të njëjtën kohë. E para është se Abramovich duhet të shesë klubin e Chelsea. Kjo gjë për shkak se Marina Granovskaia, e plotfuqishmja e Bluve, nuk do të pranonte kurrë një shitje me kosto të ulët, pasi e solli belgun në Londër për 113 milionë euro.
Kushti i dytë është modaliteti i marrëveshjes, i cili duhet të jetë huazim. Interi nuk është në gjendje të bëjë një investim të kushtueshëm, veçanërisht për një lojtar që do të mbushë 29 vjeç.
Kushti i tretë dhe i fundit lidhet me uljen e pagës. Sot sulmuesi belg fiton 12,5 milionë euro te Chelsea. Për t’u kthyer në Milano, atij do t’i duhet të reduktojë ndjeshëm rrogën e tij, duke pranuar të kthehej për të fituar pak a shumë atë që mori në Milano përpara se të fluturonte në Londër, 7,5 milionë euro plus bonuse.
Lukaku e konsideron këtë lëvizje pasi nuk është i lumtur te Chelsea, dhe Inter nuk e ka mbyllur derën për të, ka shkruar “Gazzetta dello Sport”./ h.ll/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…