Categories: sport

Gazetarja nga Kosova sulmon Canën: Kur u bëtë ju më patriota?

Tema e këtyre ditëve për mediat sportive ka qenë Andin Lokaj. Komentatori i njohur në Kosovë kishte një reagim ofendues ndaj Shqipërisë pas mbylljes së takimit me Kosovën U-21. Shumë reagime kanë ardhur për fjalët e thëna, teksa edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, e ka quajtur palaço.

Gazetarja sportive dhe komentatorja e njohur, Qeqa Krelani, reaguar ndryshe për këtë rast. Krelani kërkon të nënvizojë se nuk është Lokaj që e ka hapur lojën e përçarjes i pari.

Reagimi i plotë:

Andin Lokaj bënte 12 orë rrugë vetëm për të përkrahë Kombëtaren Kuq e Zi. Paguante nga xhepi i tij për vete dhe shokët vetëm për ti qëndru afër Kombëtares. Kohën që është desht me ia kushtu gruas dhe dy fëmijëve, ia ka kushtu dhe vazhdon t’ia kushtojë futbollit SHQIPTAR!

Andini është i vetmi shef që ka dhënë dorëheqje nga pozitat dhe privilegjet vetëm pse punëtorët e tij nuk paguheshin drejtë ose nuk paguheshin sipas meritave. Në asnjë moment nuk po e mbrojë reagimin e Andinit. Por pash Zotin, a mund ti garantojmë të gjithë njeri tjetrit që jemi të virgjër në deklarata të natyrave të tilla ndaj vëllezërve dhe motrave shqiptare?

A jemi ne ata që saherë shkojmë në Shqipëri tërbohemi me statusa ofendues ndaj tyre qysh “Tradhtarët e Shqipërisë na e ngulën shazllonin prej 3 eurove në 5 euro? A jeni ju ata që shkruani statusa e komente sesi “Ata meritojnë me iu qu Enver Hoxhën prej vorrit”, “Ata e dun Grekun para Kosovarëve”, “Ata na ngulën 10 euro taxën për rrugë” A jeni ju ata që saherë ktheheni nga Shqipëria temë diskutimi e keni qysh “këta rrebelat e Shqipërisë” na rrjepin xhepat me çmime të trefishta?

A jeni ju ata që sa herë luan Kosova ankoheni duke i ofendu sesi asnjë tifo grup i Shqipërisë nuk vijnë me autobusa për të bërë tifo ndaj Kosovës, siç bën Armata e tifozerisë kosovare për Kombëtaren kuq e zi?!  Kur u bot ju ma patriota e ma atdhetarë kur sa herë vjen vera, keni me fol zi e terr për shqiptarët e Shqipërisë.

Seriozisht? Andini e paska fillu urrejtjen dhe ndarjen Kosovë & Shqipëri? Po kjo temë Dashni & Urrejtje ndaj njeri tjetrit egziston qysh në kohën e Ismail Qemajlit. Qysh Ismail Qemajli e tradhtoj Isa Boletinin duke mos e prit që ta ngrisnin bashkë flamurin në Vlorë. Ja sa largë shkojmë me teori konspirative. Këto tema NE edhe ATA janë prezente çdo ditë nëpër kafiterite dhe sofrat e secilit kosovarë e shqiptarë.

Une e kuptoj impaktin që ka një figurë si Andini. Dhe e bindur jam që egziston një reagim që rrjedhë nga një lëndim personal ashtu siç secili nga ne e kemi perjetu nga njeri tjetri. Por të gjithë po mirremi me reagimin e tij. Askush nuk mirret me origjinën e reagimit të tij. Çka është gjithë ky dënim, gjithë kjo magnitudë  thuajse ju kurr nuk keni bërë ndarje me lloj lloj fjalësh.

Lorik Cana. Të jemi falenderues gjithë jetën. Je kapiteni ynë emblematik. Por nëse deri sot ishte një ofendues si Andini, tani jeni bërë dy. Ofendimin e ktheve me ofendim duke e bërë palaço komentatorin. Ky është shembulli që duhej të jepje? Nëse ti mendon që je më atdhetar se Andini gabohesh. A e di sa zemra të patriotëve i ke thyer që nuk e ke marr gruan shqiptare? Aq ma shumë kur midis stadiumit, para qindra fansave me mikrofon në dorë bërtisje duke na rikujtuar e edukuar që “Nuk ndrrohet Kombësia, nuk shitet Shqiptaria”. A e di çfarë impakti ke pas me atë fjali? A e di që tifozerinë e diasporës e ke fituar duke bërë propagandë qysh nuk ndërrohet kombësia? A e di sa njerërz njoh unë që kanë marrë vendime personale duke u bazuar në propagandën tënde?

Në fund u martove me italiane dhe përzieve kombësinë e fëmijëve. Dajt e fëmijëve i çove në Itali. Është vendim perfekt. Ta duartrokas. Sepse vendose ndjenjat tua para opinioneve fundamentaliste dhe patriarkale. Por veç deshta me ta rikujtu me këtë shembull që s’je ma patriot se Andini. Që ndryshe je deklaru. E ndryshe je kurorëzu.

A e din cka ka bërë Andin Lokaj për ty kur luaje për kombëtare? E din sa të sharat i merrte Andini nga tifozat e Shqipërisë duke e akuzu që je i perkedheluri i tij veç pse je kosovar? E  din sa herë është kthy nga ndeshjet pa zë në shtëpi sepse e kishte humb zërin duke ta thirr emrin tënd Lorik? A e din saherë Andini nuk mund të komunikonte me fëmijët e tij veç pse humbiste zërin duke bërtitur emrin tënd Lorik? Emrin e futbollistëve kuq e zi?!

A nuk mendon që në vend të fotos Palaqo, ti kishe bërë një telefonatë vëllait? Ti kishe kërku shpjegim personal dhe jo publik me një foto bullizmi siç bëre? Pse nuk e mendove pak që kur reagojmë si Andini ndoshta po kërkojmë ndihmë! Jam shumë e mërzitur që reagimi i Andinit ndau dy shqiptarë. Dhe ti ia ndihmove me foto palaqo. Jo Lorik. Nuk ndihmohet vëllai në këtë mënyrë.

Pse spo e dënoni kaq masivisht Edi Ramën i cili ma shpesh takohet me Vuçicin sesa liderët tanë? Dhe ai është i ZGJEDHURI i votatve të SHQIPTARËVE! Me vjen shumë keq që komentatori më i mirë SHQIPTAR për mu dhe 80% e futbolldashësve nga një gabim n’afeksion, dënohet nga opinioni në këtë mënyrë. Ndërsa ata që realisht kanë në dorë fatin e Shqipërisë së madhe dhe e votojnë ndarjen saherë iu ipet mundësia janë heronjë.

Kisha uru që kjo ndarja Kosovë & Shqipëri të zhduket duke u nisur nga minimizimi i gabimeve të secilit prej nesh që i bëjmë në cfardo forme. E jo të mshefim mëkatet tona deklarative mbrapa një statusi të Andin Lokës. Mos harroni asnjëri nuk jemi të virgjër në deklarata që kemi bërë ndaj njeri tjetrit përtej kufijve. Jo veç Andini. Por të gjithë. Të gjithë. Jemi të zhytur në mëkate. Me muaj./h.ll/albeu.com

të fundit

Aksident i rëndë në Elbasan/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lokal, plagosen dy persona

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:55, një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një automjet ka…

6 minutes ago

U mor zyrtarisht i pandehur, SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt

Ditën e djeshme, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së…

17 minutes ago

Dhunohet biznesmeni i njohur në ambientet e kompleksit “Delijorgji” (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë. Mësohet se është dhunuar brutalisht pronari i…

28 minutes ago

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.7 lekë. Euro, blihet me 96.9…

59 minutes ago

Parashikimi i motit 23 Korrik 2025/ Temperatura mbi 40 gradë celcius

Ditën e sotme në vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët…

1 hour ago

Horoskopi 23 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët…

9 hours ago