sport

Gazetari spanjoll shpërthen i revoltuar: Barcelona me fanellë të bardhë? Turp! Askush nuk duhet ta blejë

“Barcelona me bluzë të bardhë? Është një turp… E bardha është Real Madridi”

FC Barcelona, ​​e cila ka veshur një fanellë të bardhë në të kaluarën, do ta veshë sërish një të tillë sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Lajmi se FC Barcelona do të veshë të bardha sezonin e ardhshëm ka krijuar çuditërisht një debat të madh në rrjetet sociale.

Gazeta ‘Sport’ ka zbuluar se fanella e re e bardhë do të jetë një nga më të shiturat në historinë e klubit.

Duke thënë këtë, shumë tifozë të Barcelonës nuk janë dakord. Jota Jordi, një gazetar që punon për programin televiziv ‘El Chiringuito’, u zemërua nga vendimi.

“Barcelona dikur luante me të bardha? Nuk më intereson! Fanella e bardhë i përket Real Madridit”. Gazetari e Barcelonës ka vazhduar për disa minuta të zhurmojë. “Barcelona me fanellë të bardhë? Është turp”, tha Jota Jordi.

“Duhet të respektoni disa gjëra. Duhet të respektoni historinë e klubeve dhe ndjenjat e njerëzve”, këmbënguli Jota Jordi. “Simboli i Barcelonës mbi një fanellë të bardhë të Real Madridit është një turp dhe shpresoj që askush të mos e blejë atë”, argumentoi ai.

Është e vërtetë që nuk është hera e parë që FC Barcelona vesh të bardha. Deri në vitet 1970, Barcelona vishte rregullisht të bardha, madje duke fituar finalen e Kupës Latine në Paris kundër Nice në 1952.

Lojtari i fundit që veshi fanellën e bardhë të Barçës ishte Johan Cruyff në sezonin 1977/78./ h.ll/albeu.com

 

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago