Pak ditë para përballjes së Botërorit mes Meksikës dhe Anglisë, një deklaratë e gazetarit argjentinas Eduardo Feinmann ka nxitur shumë reagime.
None found
Në një prononcim për Radio Mitre, Feinmann tha se përpara ndeshjes së fazës së 1/16 së finales kundër Meksikës, disa lojtarë të Ekuadorit ishin kërcënuar nga një kartel meksikan. Sipas tij, kjo sfidë u mbyll me humbjen 2-0 të ekuadorianëve në stadiumin Azteca.
“Çështja e Botërorit është mjaft e ndërlikuar, sepse duket se tashmë është konfirmuar se ka pasur kërcënime nga një kartel meksikan të drejtuara ndaj futbollistëve të Ekuadorit. Ata kontaktuan pesë lojtarë, duke u dhënë detaje specifike për familjarët e tyre në Ekuador dhe Meksikë. Është tronditëse”.
“Ata u kërcënuan që të humbnin atë ditë në stadiumin Azteca kundër Meksikës”.
“Kjo është ajo që janë kartelet e drogës, është tronditëse. Dhe duket se ata duan që Meksika të bëhet kampione e botës në vitin 2026 me çdo kusht”.
Megjithatë, portali meksikan De10.mx raportoi se deri në këtë moment, as FIFA dhe as Federata Ekuadoriane e Futbollit nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e këtyre kërcënimeve.
Përpara ndeshjes, pakënaqësia e vetme e shprehur nga Federata Ekuadoriane kishte të bënte me atë që ndodhte pranë hotelit ku qëndronte kombëtarja, më saktësisht me zhurmat, serenatat dhe përdorimin e mjeteve piroteknike jashtë vendqëndrimit të ekipit.
Takimi mes Meksikës dhe Ekuadorit u luajt më 1 korrik dhe përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Në fazën e 1/8 së finales, Meksika do të luajë ndaj Anglisë në stadiumin Azteca, në një ndeshje të parashikuar për më 6 korrik./
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste dhe fjalimit të kryeministrit Edi…
Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.…
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po vijon me dyer të mbyllura, kryetari i Grupit…
Për të parën herë, Shtetet e Bashkuara kanë përmendur mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit…
Koordinatori nacional për luftën kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, vlerëson se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë momentin politik në Serbi për të…