Categories: sport

Gattuso kandidat për të zëvendësuar Gerrard te Rangers

Pas 23 vitesh, Gennaro Gattuso mund të kthehet te Glasgow Rangers, por këtë herë si trajner. Janë të shumta mediet në Britani që theksojnë se po merr formë kthimi romantik i kalabrezit në klubin e njohur skocez, ku ka dhënë kontribut si futbollist në sezonin 1997-1998.

Rangers janë në kërkim të një figure karizmatike, për të zëvendësuar Steven Gerrard, që dha dorëheqjen për të marrë drejtimin e Aston Villas në Premier League.

Ringhio, i cili e ka nisur në futbollin profesionist te Perugia në vitin 1995, në fakt u transferua në Skoci dy vjet më vonë, kur ishte vetëm 19 vjeç. Edhe pse luajti për vetëm një sezon, la një kujtim të jashtëzakonshëm. Më pas ai kaloi në Salernitana në sezonin 1998-99, që shërbeu si trampolinë për kalimin tek Milanin.

Historia më pas dihet. Sipas informacioneve që vijnë nga Britania e Madhe, menaxheri i fuqishëm portugez, Jorge Mendes, mund të luajë rol vendimtar për rikthimin në Glasgow të ish-mesfushorit kampion Bote me kombëtaren italiane në vitin 2006.

të fundit

Nuk votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, deputetja e Vetëvendosjes sqaron pse u hakmor

Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Mehmeti Selimi, nuk ka votuar sot për Donika Gërvallen, e cila ishte kandidate e Vetëvendosjes për…

34 seconds ago

Greqia tërhiqet, heq dorë nga dërgimi i trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Edhe pse për disa vite ka qëndruar krah Ukrainës, Greqia ka vendosur të mos i përgjigjet më kërkesës së saj…

20 minutes ago

Kiara Tito nuk mban lotët në koncertin e Luiz Ejllit në Shkodër

Mbrëmë, qyteti i Shkodrës u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar…

39 minutes ago

”Ecim”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës

Lirimi i hapësirave publike, një nismë që i paraprin vizionit të qeverisë për Rilindjen Urbane 2.0, po vijon në të…

1 hour ago

Erdogan bisedë telefonike me Putin: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i…

1 hour ago

VIJON DEPORTIMI/ SHBA, marrëveshje me Hondurasin dhe Ugandën

SHBA-të kanë arritur marrëveshje dypalëshe për deportim me Hondurasin dhe Ugandën si pjesë e goditjes së saj ndaj emigracionit të…

2 hours ago