sport

Gasperini në Romë, tekniku italian merr vendimin përfundimtar për Kumbullën

Tashmë është zyrtare: Gian Piero Gasperini do të jetë trajneri i ri i Romës. Tekniku italian do të largohet nga Atalanta dhe pritet të marrë së shpejti drejtimin e verdhekuqve të kryeqytetit.

Së bashku me Gasperinin, në Romë do të rikthehet edhe Marash Kumbulla, i cili aktualisht është i huazuar te Espanyoli.

Edhe pse ende pa u zyrtarizuar në stolin e Romës, trajneri italian ka marrë një vendim në lidhje me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, Gasperini e vlerëson Kumbullën dhe ka vendosur që ai të qëndrojë në kryeqytet.

Duke pasur parasysh edhe largimin e Mats Hummels, mbrojtësi shqiptar do të bëjë pjesë në skuadrën e Romës për sezonin e ardhshëm.

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 2 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.2 lekë. Euro, blihet me 97.9…

8 minutes ago

Parashikimi i motit 2 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 32°C

Ditën e sotme, territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin, ku…

18 minutes ago

Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi

Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë tunelit të Kalimashit, ndërsa transportonte mallra…

8 hours ago

Al Hilal i ofron shumë të çmendur Zidane-it, por francezi e refuzon

Al Hilal, klubi gjigant saudit i Ligës Profesionale, po kërkon me ngulm një trajner të ri pas ndarjes së papritur…

8 hours ago

U konfrontua me Inzaghin gjatë finales, ylli i Interit po e konsideron largimin

Sipas raporteve nga Italia, mesfushori i kombëtares italiane, Davide Frattesi, është i gatshëm të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar…

9 hours ago

Barcelona në bisedime për transferimin e yllit të Arsenalit

Arsenali përfundoi sezonin e kaluar në vendin e dytë në Premier League, pas Liverpoolit, pa arritur të fitojë ndonjë trofe.…

9 hours ago