Gary Neville ka treguar dy lojtarët që Manchester United duhej t’i transferonte verën e kaluar për të garuar këtë sezon për titull në Ligën Premier.
Manchester United ditën e djeshme mori një fitore me rezultat 4-3 ndaj Liverpoolit në kuadër të çerekfinales së FA Cup, duke mbajtur gjallë shpresat për një trofe këtë sezon.
Sidoqoftë, ish-legjenda e United ka pretenduar se Unitedit i duheshin vetëm disa blerje për të garuar për titullin e Ligës Premier.
Ai insistoi se nëse Ten Hag do të kishte në dispozicion Harry Kane dhe Declan Rice, ata do të garonin për pozitën e parë në tabelë.
“Isha i shqetësuar në fillim të sezonit. Ishte krijuar ndjenja që Manchester United kishte bërë biznes shumë herët dhe kjo ishte mirë, por isha i shqetësuar për lojtarët që kishin transferuar”, ka thënë Neville.
“Unë kurrë nuk kam menduar për ndonjë sekond se ata do të sfidonin Manchester Cityn dhe Arsenalin me lojtarët që ata kanë transferuar”.
“Ata kanë pasur nevojë për blerje të llojit të Harry Kane apo Declan Rice për shembull. Por, ata nuk kishin paratë për t’i transferuar ata”, përfundoi Neville. /Telegrafi/
Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Dy…
Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro sot (26 gusht) u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të…
Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9…
Instruktorja e hipizmit Juszyna Czoska, 52 vjeç dhe shoferi i kamionit Wojtek Kowalkowski, 49 vjeç, nga Bloxham, Oxford, humbën jetën…
Influencerja dhe biznesmenja e njohur italiane Chiara Ferragni ka publikuar disa foto nga pushimet e saj në Kos të Greqisë.…