sport

Gara në Bundesligë, si Dortmundi mund të ngushtojë diferencën ndaj Bajernit

Borusia Dortmund ka pothuajse siguruar objektivin e saj për sezonin në Bundesliga: kualifikimin në Ligën e Kampionëve. BVB ndodhet në vendin e dytë, me një diferencë të konsiderueshme nga ekipet poshtë saj. Megjithatë, në Vestfali nuk ka kënaqësi të plotë. Presidenti Hans-Joakim Vatzke shpjegon se çfarë duhet të ndryshoj. “Ne duhet të përmirësojmë më tej qasjen tonë. Sanço, Haland dhe Belingham janë shembuj të mirë nga e kaluara, ata nuk erdhën si yje, por ne i bëmë yje.

Osman Dembele madje u bë Lojtari i Vitit në botë,” tha Vatzke. Borusia Dortmund duhet të rikthehet në këtë rrugë për të qenë në gjendje të konkurroj me klube financiarisht shumë më të fuqishme si Bajerni apo gjigantë të tjerë evropianë. “Në fund të fundit, ne duhet të gjenerojmë mjaftueshëm të ardhura për të ndërtuar një skuadër të fortë në të gjitha repartet. Na duhen vazhdimisht lojtarë që bëjnë diferencën, nga të cilët një do ta shesim për një çmim shumë të lartë çdo disa vite,” është direktiva e Vatzkes. Gjetja e këtyre yjeve të rinj do të jetë detyrë e drejtorit të ri sportiv, Ole Buk.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ai po punon në kushte të vështira këtë verë, pasi nuk ka në dispozicion një buxhet të madh transferimesh. Dhe megjithatë, ndryshimet brenda skuadrës janë të pashmangshme, shpjegoi Vatzke. “Mendoj se pak më shumë eksperiencë do të na bënte mirë. Dhe, kjo është sigurisht ajo që të gjithë ju dëshironi, një ose dy lojtarë më shumë që bëjnë diferencën, në mënyrë që në fund të mund të thuash: ‘O Zot, çfarë goditje e bukur’ – kjo do të na bënte shumë mirë. Por është e vështirë.”

Një nga këta lojtarë mund të jetë sigurisht Xhejdon Sanço, rikthimi i të cilit te BVB është një temë e përsëritur. Deklaratat e fundit të Vatzke nuk e ndryshojnë këtë. “Ne po shohim nëse lojtarët mund të përmirësojnë ekipin tonë. Kjo përfshin edhe Xhejdonin. Ai po luan më shumë dhe më mirë kohët e fundit. Dhe do të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë në verë. Raporti kostopërfitim sigurisht nuk do të ishte më i keqi. Por ky është një vendim për drejtuesit sportivë,” tha Vatzke, i cili konsiderohet si një nga mbështetësit e rikthimit të Sanços. /PANORAMASPORT.AL

të fundit

Alexis Mac Allister: Ende nuk më është ofruar rinovimi, por jam plotësisht i përkushtuar ndaj Liverpoolit

Alexis Mac Allister ka pranuar se ndihet i zhgënjyer që ende nuk ka ardhur një kontratë e re me Liverpoolin,…

3 minutes ago

Klodiana Lala kërkon hetim të plotë nga SPAK: Audio-përgjimet e Ahmetajt mund të zbulojnë trafik armësh dhe përfshirje zyrtarësh të lartë

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në News24 akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili së fundmi publikoi një audio-përgjim ku…

16 minutes ago

BMW M350 xDrive do të sjellë më shumë fuqi në Serinë e re 3

BMW është duke përfunduar zhvillimin e gjeneratës së re të Serisë 3, e cila do të vazhdojë të ofrojë motorë…

16 minutes ago

Aleanca mbledh Kryesinë, Ardian Gjini njofton konferencë për media

Aleanca do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, e cila do të nisë në orën 18:00. Pas përfundimit të mbledhjes,…

17 minutes ago

Plagoset me armë zjarri një 48-vjeçar në hyrje të Haraçinës

MPB njofton se sot është plagosur një person nga Shkupi në hyrje të fshatit Haraçinë."Më 08.09.2026 rreth orës 01:50 në…

18 minutes ago

Kuvendi mblidhet më 9 shtator, në rend dite drejtuesit e rinj të institucionit

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për seancën që do…

18 minutes ago