Në episodin e fundit të podcastit “Arena e Yjeve” ishte i ftuar trajneri i njohur kosovar Gani Sejdiu. Ai ndau me publikun momente nga rrugëtimi i tij në futboll, fillimisht si lojtar dhe më pas gjatë karrierës së suksesshme në pankinë. Ky episod u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
None found
Sejdiu kujtoi kohën kur luante për Trepçën dhe triumfin në kampionatin e Kosovës në sezonin 1992/93. Më pas, ai foli për kalimin në profesionin e trajnerit, ku me Trepçën arriti të fitonte titullin e kampionit dhe Superkupën.
Një tjetër kapitull i rëndësishëm i karrierës së tij ishte periudha te Feronikeli, me të cilin siguroi titullin dhe Kupën e Kosovës.
Gjatë intervistës u diskutua edhe për përvojat e tij në skuadra të tjera, mes tyre Besa e Pejës, si dhe për periudhën kur ishte pranë marrjes së drejtimit të Prishtinës. Në bisedë u përfshinë gjithashtu dy djemtë e tij, Florenti dhe Isufi, të cilët kanë qenë edhe vetë pjesë e futbollit.
Në gjysmën e dytë të podcastit, trajneri u përqendrua te Kombëtarja e Kosovës, fitorja ndaj Irlandës dhe përballja e ardhshme me Austrinë.
Ai shpjegoi aspektet ku “Dardanët” duhet të bëjnë përmirësime, kërkesat që do t’ua parashtronte futbollistëve para ndeshjes me Austrinë, si dhe dha opinionin e tij për punën e Franco Fodës.
Intervistën e plotë me Gani Sejdiun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një propozim të Iranit për një armëpushim shtatëditor, sipas një raportimi të Wall Street…
Pas gjashtë vitesh jetë në Kaliforni, Princi Harry është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ku thotë se ndihet “shumë mirë”…
Rolando MaranNë postimin para ndeshjes Shqipëri – Bjellorusi, Liga e Kombeve, FSHF ka publikuar banerin e sfidës, ndërsa në sfond…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, arrestimin e ish-drejtores së SHISH,…
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një propozim të Iranit për një armëpushim shtatëditor, sipas një raportimi të Wall Street…
Të gjitha biletat përpos në pjesën VIP1 dhe VIP2 janë shitur për ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë.“Dardanët” po e kërkojnë…