Categories: sport

Gana e nis me fitore Kupën e Botës 2026, Yirenkyi ndëshkon Panamanë në minutën e 95-të

Gana e ka hapur me sukses aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, pasi në ndeshjen e Grupit L mposhti Panamanë me shifrat 1-0.

Vendimi i sfidës erdhi vetëm në çastet e fundit. Në minutën e pestë të kohës shtesë, Caleb Yirenkyi finalizoi një kundërsulm të shpejtë dhe i dhuroi skuadrës së tij tri pikë me shumë vlerë.

Të lidhura

None found

Ndonëse rezultati përfundimtar buzëqeshi për Ganën, ishte Panamaja ajo që u duk më kërcënuese gjatë pjesës së parë. Që në minutën e dytë, Waterman pati një mundësi shumë të mirë, por Lawrence Ati-Zigi reagoi në mënyrë të shkëlqyer dhe e shmangu golin.

Ekipi amerikanolatin vazhdoi të diktonte posedimin dhe ritmin e takimit. Në minutën e 33-të, panamezët pretenduan për penallti pasi Martinez u rrëzua në zonë, por arbitri vendosi të mos sinjalizonte asgjë.

Pak çaste para fundit të pjesës së parë, Ati-Zigi pësoi një dëmtim në kofshë dhe nuk mundi të vazhdonte më lojën, duke ia lënë vendin Asares në portë.

Pas pushimit, Gana u shfaq më e guximshme dhe më e rrezikshme në fazën sulmuese. Adjetey provoi me kokë, ndërsa Panamaja shpërdoroi rastin më të pastër të ndeshjes në minutën e 60-të, kur Martinez nuk arriti të shënonte nga një pozicion ideal.

Më vonë, Jordan Ayew iu afrua golit për Ganën, por Ramos ndërhyri në çastin e fundit dhe e largoi rrezikun. Në aksionin pasues, i njëjti futbollist i Panamasë krijoi një mundësi të mirë në krahun tjetër, por tentativa e tij përfundoi pranë shtyllës.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, ganezët goditën në shtesë. Në minutën e 95-të, Brandon Thomas-Asante depërtoi nga e majta dhe dërgoi topin në shtyllën e dytë, ku Caleb Yirenkyi e shtyu pa vështirësi në rrjetën e boshatisur për 1-0.

Panamaja reagoi menjëherë dhe iu afrua barazimit në sekondat e fundit, por një goditje me kokë pas një rrëmuje në zonë nuk shkoi në kuadrat. Pas bilbilit përfundimtar, pati edhe tension mes futbollistëve të të dy përfaqësueseve, duke mbyllur një duel dramatik.

Kështu, Gana merr tri pikët e para në Grupin L, ndërsa Panamaja mbetet pa asnjë pikë, pavarësisht paraqitjes pozitive.

të fundit

August Begins with Record Influx as Thousands of Diaspora Vehicles Arrive in Kosovo

Dita e parë e muajit gusht edhe këtë vit ka sjellë fluks të lartë të diasporës që po kthehen në…

5 hours ago

Barcelona synon Azzedine Ounahin, Deco vihet në lëvizje për transferimin

Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit maroken Azzedine Ounahi nga Girona, me klubin katalanas që kërkon të mbulojë…

5 hours ago

Gushti hapet me fluks rekord, mijëra automjete të diasporës mbërrijnë në Kosovë

Dita e parë e muajit gusht edhe këtë vit ka sjellë fluks të lartë të diasporës që po kthehen në…

5 hours ago

Lezhë: Gunman Fires at Moving Vehicle, Police Hunt Suspect

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku një automjet është qëlluar me armë…

5 hours ago

From BBV to Politics? Stenaldo: I Want to Serve My Country

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka lënë të hapur mundësinë e një angazhimi në politikë në…

5 hours ago

Video/ Three Killed and 15 Injured in Powerful Explosion in Central Moscow

Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një restoranti në…

5 hours ago