sport

Galtier me “fshesë në dorë”, tekniku i PSG-së heq të padëshiruarit

Tekniku më i ri i PSG-së, Galtier, duket se ka një punë të rëndësishme për të bërë para se të fillojë sezoni i ri i kampionatit francez.

Galtier e ka të qartë në kokën e tij se cilët lojtarë do të mbajë dhe cilët do të largojë. Sezonin e kaluar, skuadra franceze kishte 35 lojtarë në listën e tyre, gjë e cila u quajt anomali dhe ndikoi shumë në ecurinë e skuadrës. Christophe Galtier dhe drejtori sportiv, Luis Campos, po përveshin mëngët për të sistemuar skuadrën e tyre nga të padëshiruarit.

Të lidhura

None found

Draxler dhe Icardi nuk bëjnë pjesë në formacionin titullar të PSG dhe Galtier do të ishte i lumtur nëse do t’i shiste në ndonjë klub tjetër.

Kehrer u ble për 38 milionë euro nga Shalke dhe mendohet se mund të paketojë valixhet. Diallo gjithashtu, pasi dëmtimet e tij të shumta nuk kanë rezultuar pozitive për mbrojtësin. Nëse PSG arrin të firmosë me Skriniar nga Interi, dy mbrojtësit e lartëpërmendur do të prenin biletën për ndonjë ekip tjetër. Kurzawa gjithashtu është një i padëshiruar por ai nuk pranon të largohet nga klubi, gjithashtu nuk ka ende një ekip të interesuar për të.

Ardhja e Vitinha në repartin e mesfushës për 40 milionë euro, ka bërë që Paredes, Wijnaldum dhe Ander Herrera të paketojnë valixhet. Sidomos nëse objektivi i radhës, Renato Sanches arrinë të transferohet nga Lille te PSG./ h.ll/albeu.com

të fundit

Bernard Karrica po befason Superiores, goleadori i Vorës ka realizuar më shumë se Partizani në pesë ndeshje

Abissnet SuperioreNuk ka diskutime, Bernard Karrica po përjeton sezonin më të mirë në karrierë [...]Read More...

24 seconds ago

Protest outside the Ministry of Education escalates as rubbish bins are set on fire

Protesta para Ministrisë së Arsimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka përshkallëzuar në djegien e 2 koshave me mbeturina,…

2 minutes ago

Lala: The family has found the person who made Vis Martinaj disappear

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se familja e Ervis Martinaj është…

2 minutes ago

Tragedy in Italy: 20-year-old Albanian gets out to place warning triangle after crash, is fatally struck by a car

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të…

3 minutes ago

Protester stands with students: This generation cannot be fooled, the protest is not for any party

“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit. Ndërsa një qytetare tjetër theksoi se protesta…

3 minutes ago

VIDEO NEWS/ Students chant: Democratic Party, how have you sold out all these years!

Ditën e sotme, studentët që po protestojnë kundër qeverisë te Ministria e Arsimit, kanë artikuluar thirrje edhe në drejtim të…

3 minutes ago