Klubi i Galatasarayt po përgatit një lëvizje për të siguruar shërbimet e Eduardo Camavingas gjatë merkatos dimërore të vitit 2027, duke synuar një huazim nga Real Madridi sapo të çelet afati kalimtar.
None found
Interesimi i drejtuesve të skuadrës nga Stambolli për mesfushorin francez nuk është i ri. Ata kishin provuar ta afronin lojtarin edhe në muajt e verës, por përpjekja dështoi pasi Camavinga nuk pranoi të largohej nga kampionati spanjoll.
Burime nga mediat AS dhe Fanatik bëjnë të ditur se gjigantët turq janë të vendosur të rikthejnë ofertën e tyre, këtë herë për një marrëveshje të përkohshme huazimi.
Mesfushori 23-vjeçar ka një kontratë të vlefshme me klubin madrilen deri në verën e vitit 2029. Ndonëse më parë Los Blancos kishin shqyrtuar idenë e një shitjeje përfundimtare për një shifër rreth 60 milionë eurosh, pozicioni i lojtarit ka ndryshuar falë minuta të konsiderueshme që po merr nën drejtimin e Jose Mourinhos, si nga titullari ashtu edhe si zëvendësues.
Përpara se të hapet zyrtarisht merkato e janarit, Galatasaray planifikon t’i paraqesë Real Madridit një propozim konkret për huazim. Megjithatë, zyrtarët e klubit turk e dinë se çelësi i suksesit qëndron tek vullneti i vetë futbollistit.
Aktualisht, Camavinga nuk e konsideron largimin në mesin e sezonit si një alternativë dhe Real Madridi nuk ka ndërmend ta shtyjë atë drejt një transferimi, duke ia lënë lirinë e zgjedhjes plotësisht në dorë.
Përfaqësuesit e Galatasarayt parashikohet të nisin kontaktet me rrethin e lojtarit gjatë muajit nëntor të vitit 2026.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…