Categories: sport

Galatasaray paraqet ofertë zyrtare prej 45 milionë eurosh për yllin e Arsenalit

Galatasaray ka dorëzuar sot një ofertë zyrtare në vlerën e 45 milionë eurove për Gabriel Martinellin, raporton Sky Sports.

Klubi londinez nuk është shprehur ende rreth propozimit dhe deri tani as nuk e ka pranuar, as nuk e ka refuzuar atë. Sulmuesi brazilian përbën objektivin kryesor të klubit turk gjatë këtij afati kalimtar.

Të lidhura

None found

Në ditët e fundit, Galatasaray e ka shtuar ndjeshëm interesimin për Martinellin. Më parë ishte raportuar se klubi turk po konsideronte një ofertë prej 40 milionë eurosh ose se kishte nisur kontaktet e para për transferimin e tij, pasi nuk arriti të përparonte në përpjekjet për të marrë Rafael Leaon nga Milani.

Tashmë, interesimi është konkretizuar me një ofertë zyrtare për Martinellin, e cila është më e lartë se shuma e shqyrtuar fillimisht.

Reprezentuesi i Brazilit ndodhet në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Arsenalin, por klubi anglez zotëron një opsion për zgjatjen e kontratës.

Martinelli ishte pjesë e ekipit të Arsenalit që fitoi titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar, edhe pse pati më pak minuta në dispozicion si titullar. Në të njëjtën kohë, londinezët kanë shtuar alternativa të reja në sulm dhe po vazhdojnë të vëzhgojnë mundësi të tjera për përforcimin e krahut të majtë.

Pavarësisht ofertës së Galatasarayt, Arsenali e çmon lojtarin shumë më tepër se 45 milionë euro dhe nuk pritet të miratojë largimin e tij pa gjetur më parë një zëvendësues të përshtatshëm.

të fundit

Gruda shkëlqen sërish, përzgjidhet në formacionin e javës në Bundesligë

Shqiptari Brajan Gruda po del të jetë protagonisti kryesor te skuadra e Leipzigut pas paraqitjeve fantastike me Gjermaninë në Ligën…

2 minutes ago

Assane Diatta shpallet sërish lojtari i javës në Superligë

Sulmuesi i Prishtinës, Assane Diatta po del të jetë njëri prej lojtarëve kryesor këtë sezon në Superligën e Kosovës. E…

8 minutes ago

Bie dëbora e parë në vend, zbardhet rruga që lidh Shkodrën me Thethin (VIDEO)

Këtë të hënë, ka rënë dëbora e parë në vend, si pasojë e temperaturave të ulëta. Dëbora e parë ka…

14 minutes ago

Protesta kombëtare ndryshon kalendarin, FSHF zhvendos ndeshjen Tirana–Skënderbeu

Abissnet Superiore, FSHF Tirana dhe Skënderbeu do të përballen një ditë më para seç ishte parashikuar në axhendën e Superiores…

26 minutes ago

U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënën pas shkarkimit të saj…

29 minutes ago

Bezzecchi udhëheq triumfin e Aprilias në Katar dhe vendos rekord në MotoGP

Aprilia Racing e ka mbyllur fundjavën në Katar me një fitore dhe dy pilotë në podium. Marco Bezzecchi ishte protagonisti…

30 minutes ago