Galatasaray ka filluar lëvizjet për të siguruar shërbimet e Brahim Diaz, sulmuesit të Real Madridit, duke vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit maroken.
None found
Pasi afroi Lesley Ugochukwu, kampionët e Turqisë synojnë të shtojnë alternativat në fazën sulmuese. Brahim Diaz është vendosur mes emrave kryesorë në listën e objektivave për merkaton e verës.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit turk kanë hapur bisedime me entourage-in e 26-vjeçarit. Gjatë kësaj jave pritet të ketë kontakte edhe me Real Madridin, për të kuptuar kushtet e mundshme të një operacioni.
Okan Buruk kërkon një lojtar ofensiv që mund të aktivizohet si numër 10, por edhe në të dyja anët e repartit të avancuar. Profili i Brahim Diazit konsiderohet i përshtatshëm me kërkesat e trajnerit të Galatasarayt.
Ish-lojtari i Manchester Cityt dhe Milanit vlerësohet për aftësinë në driblim, krijimtarinë dhe kapacitetin për të hapur hapësira në zona të ngushta të fushës. Fleksibiliteti i tij i mundëson gjithashtu të luajë në disa role sulmuese.
Diaz u kthye te Real Madridi pas një periudhe të suksesshme huazimi te Milani, ku bëri përshtypje të mirë. Që nga rikthimi në Madrid, ai është bërë një pjesë e rëndësishme e rotacionit të skuadrës madrilene.
Reprezentuesi i Marokut ka ende kontratë me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”. Mbetet të shihet nëse klubi spanjoll do të jetë i gatshëm të diskutojë largimin e tij gjatë kësaj vere.
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, ndërsa në podiumin e çmimit prestigjioz e shoqërojnë Kylian Mbappé dhe…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për sezonin e jashtëzakonshëm me Bayern Munichun…
Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Përfaqësueses së Spanjës…
Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e…
Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…