sport

“Galaktikët” interesohet për Davies, presidenti i Bayern vendos “bllokadën”

Prej kohësh tashmë në mediat evropiane është përfolur se anësori kanadez i mbrojtjes, Alphonso Davies është një nga objektivat e “galaktikëve” të Real Madrid, për merkaton e ardhshme të verës, me 22-vjeçarin, që mund të thuhet me plot gojë se është një nga më të mirët në botë për pozicionin e tij.

Ndërkohë, agjenti i kanadezit, Nick Huoseh, gjithashtu ka nxitur së fundmi me një deklaratë mundësinë e një transferimi në Madrid.

“Ka interes nga shumë ekipe. Kam lexuar të njëjtat artikuj në internet, por në fund do të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm,” tha Huoseh për 365 Scores së fundmi. “Unë jam i sigurt se Real Madrid mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies, së bashku me disa klube të Premierligës angleze. Ata të gjithë duan të kenë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.”

Mirëpo, Presidenti i “bavarezëve”, Herbert Heiner është shprehur se “gjigantët” e futbollit gjerman nuk e kanë plan ta lëshojnë “yllin” kanadez, duke llogaritur këtu faktin, se kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2025.

“Davies është lojtari ynë edhe për dy vite të tjera. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi në gjirin tonë dhe e cilësojmë si mbrojtësin e majtë më të mirë në botë. Sigurisht që duam ta mbajmë Alphonso-n dhe shpresojmë se dëshira e tij është e njëjtë si jona”,- u shpreh Heiner.

Ndërkaq, kujtojmë se në “Allianz Arena”, Davies u transferua në verën e vitit 2019, ku “bavarezët” shpenzuan plot 14 milionë euro në arkat e skuadrës kanadeze Vancouver. Përsa i përket sezonit aktual, Davies ka zhvilluar deri më tani plot 18 ndeshje, në 4 kompeticione të ndryshme, ku ka arritur të regjistrojë 3 asistime për shokët e tij të skuadrës./albeu.com

të fundit

BIRN: U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë

Në 13 mars të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli me mburrje se “lufta me malin” ishte fituar dhe…

15 minutes ago

Çfarë është virusi Nipah dhe pse po alarmon botën?

India ka konfirmuar dy raste të virusit Nipah në shtetin Perëndim Bengal, në lindje të vendit, pranë kufijve me Bangladesh,…

40 minutes ago

AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare…

1 hour ago

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, flet nëna: Hallat e saj duhet të jenë në burg!

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite…

1 hour ago

Reshje shiu në formë shtrëngatash/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me…

2 hours ago

Horoskopi 30 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni nevojën për të hapur…

10 hours ago