Categories: sport

Gafa që nxjerr sekretet e merkatos te Lacio, bardhekaltrit “zyrtarizojnë“ Sarrin dhe Elseid Hysaj

Mauricio Sarri dhe Elseid Hysaj prej kohësh po përfliten për një kalim në radhët e Lacios. Por së fundmi është vetë klubi italian që heq edhe më tepër dyshimet, teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare njoftojë “zyrtarizimin“ e ish-trajnerit të Juventusit dhe të mbrojtësit shkodran, së bashku me Nikola Maksimoviç.

Ky lajmërim është fshirë menjëherë nga klubi kryeqytetas, por pa mundur ti shpëtojë syrit të mediave. Një gafë kjo e Lacios që nxjerr zbuluar sekretet e merkatos. Ky lajmërim i bardhekaltërve dukshëm të shtyn të mendosh se marrëveshjet janë arritur dhe prezantimi i tyre mbetet të jetë çështje kohe.

“Secili komandant ka ushtarët e tij të besuar, për deontologjinë, për frymën e vetëmohimit, por sigurisht edhe për përvojat e jetuara së bashku, për betejat në fushë. Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj kanë qenë pjesë e militantëve Sarrian për një kohë të gjatë.

Mbrojtësi shqiptar, i lindur në 94, është më besniku me kalimin e kohës: nga koha e Empolit, e ekipit të të rinjve të sezonit 12-13, deri në Ligën e Kampionëve 17-18. 243 paraqitje në total midis kupave dhe kampionateve. Qendra serbe, e lindur në 91, mbrojti vijën blu të trajnerit në sezonet 16-17 dhe 17-18. Jo një titullar i paluajtshëm, por një lojtar i gatshëm të thotë po“, shkruhej në deklatarët e Lacios, që më pas është fshirë nga faqja e uebit. /Sport Ekspres/

të fundit

Sot takimi Trump-Zelensky, udhëheqësit evropianë fillojnë të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Sot në Shtëpinë e Bardhë do mbahet një takim i nivelit të lartë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësve…

17 minutes ago

“Na kërkuan ndihmë, por s’i shpëtuam dot”, detaje tronditëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë; Po ktheheshin nga dasma, u dogjën të gjallë në automjet

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur…

47 minutes ago

Gjesti nis ditën me këngën hit të Unikkatilit, e quan poet

Gjesti e nisi ditën me plot motivim. Ai publikoi një video në Instagram ku shfaqet para pasqyrës, duke dëgjuar dhe…

51 minutes ago

Aksidenti me tre v*ktima në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve

Lidhur me aksidentin e ndodhur në autostradën e Ksanthit, viktimat janë: Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Metamorfosi, Athinë. Klarenc…

1 hour ago

Ish-banori i Big Brother Kosova, Mirdon Pacolli bëhet baba për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të gëzueshëm të jetës së…

1 hour ago

Trump para takimit me Zelenskyn: Kam zgjidhur 6 konflikte, tani është radha e Ukrainës

Para takimit të shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë, Donald Trump dërgoi një…

1 hour ago