Futbollisti shqiptar Anis Mehmeti, vijon të shkëlqejë me paraqitjen e tij në ligën e dytë angleze, duke shënuar sërish gol.
Këtë herë ai ndihmoi Bristol City me gol, në fitoren aq të rëndësishme ndaj Southampton.
None found
Anis Mehmeti, shënoi golin e tij të pestë të sezonit për të ndihmuar Bristol Cityn të fitojë 3-1 ndaj Southampton në Ashton Gate.
City u rikthye në disavantazh për të siguruar fitoren e parë në shtëpi në katër ndeshje.
Ndërkohë shqiptari e përshkroi mentalitetin brenda skuadrës si ‘të shkëlqyer’ dhe shtoi: “Ne e dinim që mund ta ndryshonim lojën në çdo moment”.
Shqiptari barazoi rezultatin me një gjuajtje brilante në cepin e poshtëm të portës nga brenda zones.
“Kam punuar shumë, duke vrapuar nëpër hapësira dhe përtej vijës së fundit dhe gjithçka filloi me një top të shkëlqyer nga Rob. Jam i kënaqur me atë gol”, deklaroi Mehmeti.
Southampton e nisi ndeshjen si skuadra më e fortë nga të dyja skuadrat, duke iu afruar shumë golit në minutën e katërt kur Cameron Archer gjuajti sipër zonës nga skaji i zonës.
Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në pjesën e dytë, City siguroi fitoret e dyta radhazi për herë të parë që nga mposhtja e Hull City dhe Sheffield Wednesday në fillim të sezonit.
Sa i përket shqiptarit që luan në ligën e dytë angleze, mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë nëse do kishte pak fat.
Gjithsesi me gjasë ai vijon të presë një telefonatë nga Silvinjo për t`u aktivizuar me kombëtaren, edhe pse tekniku Brazilian është përgjigjur disa herë për rastin në fjalë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…