sport

Futbollisti serb: Shqiptarët mezi po e presin ndeshjen, do ta shohim në fushë!

Mesfushori i Serbisë, Uros Racic, ka folur për duelin e së shtunës ndaj Shqipërisë, duke e cilësuar një përballje të rëndësishme dhe me shumë intensitet.

Në një deklaratë për mediat, Racic theksoi se të dyja skuadrat e presin me padurim këtë ndeshje, ndërsa theksoi respektin për Kombëtaren shqiptare:

“Ata janë një ekip i mirë kombëtar, kundërshtari ynë i madh. Ata janë një kundërshtar i fortë dhe i vështirë, ata meritojnë respekt si të gjitha ekipet e tjera kombëtare. Mund të shoh se ata mezi presin ndeshjen, njësoj si ne, kështu që gjithçka do të shihet në fushë. Ata lanë një përshtypje të mirë në Kampionatin Evropian”, – tha Racic, sipas raportimit të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Shqipëria dhe Serbia do të përballen të shtunën, në “Air Albania”, nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ndeshja pritet të jetë ndër më të nxehtat e grupit dhe me interes të jashtëzakonshëm në rajon. /gazetblicsport/

të fundit

Horoskopi 15 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Parashikimet e Horoskopit të Brankos për ditën e nesërme, e hënë 15 dhjetor 2025, sjellin sinjale të rëndësishme për të…

7 hours ago

“Klea Rama” si strategji për projektin e dytë të Ermes Hoxhallit. Në lojë jo vetëm Ministria e arsimit, ja shifra e përfituar

Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug…

7 hours ago

Poem Blu feston 5 vjetorin, urimi plot dashuri i Sara Hoxhës dhe fjalët prekëse të Ledri Vulës

Poem Blu, vajza e këngëtarit Ledri Vula dhe influenceres Sara Hoxha, ka festuar sot ditëlindjen e saj të pestë. Ka…

7 hours ago

Ernest Muçi vlerësohet me çmimin “Goli më i bukur” i nëntorit

Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja…

8 hours ago

Babë e bir shkaktuan tragjedinë në Australi, hapën zjarr mbi turmën e hebrenjve/ 50-vjeçari është vrarë nga policia, i biri 24 vjeç në gjendje të rëndë

Një sulm terrorist u regjistrua së fundmi në Australi ku të paktën 16 persona raportohen të vdekur e mbi 30…

8 hours ago

Si lindi Klea Rama? Ermes Hoxhalli: U bëra pjesë nga disa persona që njihja! Suksesi erdhi nga mbiemri

Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit është pyetur sesi lindi Klea Rama.…

8 hours ago