Lojtari 21-vjeçar i Atletico Tucuman, Fabrizio Navarro, ka ndërruar jetë në banesën e tij.
Të gjitha mediat argjentinase tregojnë se Navarro ka mbaruar stërvitjen e më pas është nisur për në shtëpi. Djaloshi kishte konsumuar drekën e më pas ishte shtrirë për të pushuar, por nuk u çua më.
Navarro pësori një atak kardiak gjatë kohës që ishte në gjumë, gjë e cila i mori jetën. Sulmuesi 21- vjeçar së fundmi kishte kryer edhe testet mjekësore me klubin e tij argjentinas, por nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe mjekët nuk kishin identifikuar ndonjë problem.
Klubi ka përshëndetur për herë të fundit lojtarin e tyre me një mesazh në rrjetet sociale.
“Atletico Tucuman njofton me trishtim vdekjen e Fabrizio Navarro, një i ri i lindur në vitin 2001, i cili pësoi atak në zemër. Ne i gjendemi pranë familjes në këto momente të vështir.”/ h.ll/albeu.com
Partia Demokratike i ka kërkuar sërish kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të mbledhë Këshillin e Mandateve ditën e martë, më…
Edon Zhegrova, bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Pizës, duke ndihmuar në sigurimin e tre pikëve për objektivin e klubit.…
Këtë të hënë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës Bajram Begaj,…
Ermal Sadiku, kandidat i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për deputet, ka reaguar me ironi pas publikimit të rezultateve paraprake…
Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë fokusuar te vëzhgimi…
Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës,…