Categories: sport

Futbolli anglez në zi: Shuhet në moshën 75-vjeçare ikona Kevin Keegan

Një nga figurat më të shquara të futbollit anglez, Kevin Keegan, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të pasur si lojtar dhe trajner. Ish-kapiteni dhe ish-tekniku i kombëtares së Anglisë u shua në moshën 75-vjeçare, vetëm shtatë javë pasi kishte bërë publike diagnozën e tij me kancer në fazën e katërt.

Të lidhura

None found

Familja e të ndjerit ishte ajo që dha lajmin e trishtë, duke treguar se Keegan u largua nga kjo botë pranë bashkëshortes dhe vajzave të tij. Në një komunikatë për shtyp, ata theksuan se ai ishte një njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe shprehën mirënjohje për stafin mjekësor që u kujdes për të.

“Kevin, dy herë fitues i Topit të Artë, ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur. Familja dëshiron të falënderojë ekipin e tij të jashtëzakonshëm mjekësor për gjithë mbështetjen. Ky është një moment jashtëzakonisht i vështirë dhe kërkojmë privatësi,” thuhej në deklaratën e familjes.

Lajmi i sëmundjes së tij erdhi në qershor, kur vetë Keegan zbuloi se po përballej me fazën më të përparuar të kancerit, e cila tashmë ishte përhapur në disa organe të tjera të trupit.

Karriera e tij si futbollist ishte e mbushur me trofe dhe momente të paharruara, duke veshur fanellat e skuadrave si Scunthorpe United, Liverpool, Hamburg, Southampton dhe Newcastle United. Ai u rendit pa dyshim ndër lojtarët më të mëdhenj dhe më të dekoruar që ka nxjerrë futbolli anglez.

Arritja e tij kurorë ishte triumfi në garën prestigjioze të Topit të Artë, të cilin e fitoi në dy edicione radhazi, më 1978 dhe 1979, duke e futur emrin e tij në listën e legjendave të këtij sporti në kontinentin evropian.

Edhe pasi i dha fund karrierës në fushën e blertë, Keegan vijoi të shkëlqejë në rolin e trajnerit. Ai mori drejtimin e skuadrave si Newcastle United, Fulham, Manchester City, si dhe atë të përfaqësueses së Anglisë, duke demonstruar të njëjtin pasion dhe përkushtim.

Menjëherë pas konfirmimit të ndarjes së tij nga jeta, klubi i Newcastle United publikoi një reagim emocionues, duke e përshkruar Keeganin si një prej njerëzve më ikonikë, më me ndikim dhe më të dashur që ka njohur ndonjëherë historia e klubit.

“Kevin ishte shumë më tepër sesa një futbollist apo trajner legjendar. Ai ishte zemra e Newcastle United për breza të tërë tifozësh. Ndikimi i tij nuk do të matet me numrin e ndeshjeve apo rezultatet, por me kujtimet që krijoi, ëndrrat që frymëzoi dhe brezat e tifozëve në mbarë botën që u dashuruan me futbollin falë tij,” shprehej njoftimi i klubit.

Me vdekjen e Kevin Keegan, bota e sportit humb një nga ikonat e vërteta të tij, një personalitet që la gjurmë të thella dhe të përjetshme si brenda katër vijave të fushës, ashtu dhe në pankinë.

të fundit

From international cocaine trafficking to a luxurious life in Dubai: who is the Albanian “Napoleon” and what is Suada Sherifi’s 17-million-euro fortune

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…

20 minutes ago

Mickoski: The agreement with VLEN remains unchanged until 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…

20 minutes ago

North Macedonia approves joint border controls with Albania at five crossing points

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…

20 minutes ago

Saveski confirms investigations into senior officials currently in office

Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…

20 minutes ago

Dimitrievski: Court proceedings in Albanian take place in Albania and Kosovo

ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…

21 minutes ago

VLEN proposes names for deputy minister posts

Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…

21 minutes ago