“Të lodhur”, “Të baltosur nga mediat” dhe “Tani nën presion”. Në Angli titujt dhe komentet kundër kombëtares së Southgate janë të shumtë.
Futbollistët e Anglisë, morën shumë kritika nga mediat britanike për paraqitjet e tyre në fazën e grupeve, veçanërisht në ndeshjet kundër Danimarkës dhe Sllovenisë pas debutimit të tyre me fitoren 1-0 ndaj Serbisë.
Një vorbull mesazhesh negative për zgjedhjet e trajnerit në formacion si dhe për mungesën e golave, veçanërisht nga elementët më karizmatikë dhe cilësorë të skuadrës si Kane dhe mbi të gjitha Bellingham.
Numri 10 i Anglisë, si dhe ndër më të mirët e sezonit me Realin e Madridit, është më i kritikuari nga mediat britanike dhe sipas The Guardian ai duhet të ulet në stol për t’i lënë vend Fodenit, i cili është kthyer tashmë në skuadër.
The Guardian është treguar shumë e ashpër me zgjedhjet e Southgate dhe për raundin e 16-shes, në ndeshjen kundër Sllovakisë, gazeta nënvizon se “Anglia duhet të ndryshojë, dhe kjo do të thotë të bëjë pa Jude Bellingham”.
Me pak fjalë, në Angli, të gjithë, nga tifozët e deri te shtypi, presin diçka më shumë nga kombëtarja e 3 luanëve, duke filluar nga ndeshja e fazës së 16-shes, me Sllovakinë, ku nuk lejohen më gabime, në rast se ata duan të ecin përpara në euro 2024.
Këtë të shtunë rreth orës 13:40, në lagjen “Aqif Pasha" në qendër të qytetit të Elbasanit, një shtëpi private u…
Deputetja e PD në Shkodër Greta Bardeli, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në zonën mes Prekali dhe Urës…
Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, njoftoi se presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja…
Lajmi për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, pas goditjeve të Shteteve të Bashkuara në Karakas, shënon një moment…
Rikthehet kaosi në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës. Prej orës 13:00, fluksi…
Shtetet e Bashkuara, kanë kapur presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, pas një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë kundër vendit…