Fulhami po vijon përpjekjet për të përforcuar skuadrën me futbollistë të Real Madridit dhe tashmë ka vendosur në shënjestër një tjetër talent të klubit spanjoll.
None found
Gazeta spanjolle Marca raporton se mesfushori Thiago Pitarch ndodhet shumë pranë kalimit te klubi londinez, me marrëveshjen që shihet vetëm si çështje kohe.
Alvaro Arbeloa, trajneri i Fulhamit dhe ish-futbollist i Real Madridit, mësohet se e ka miratuar afrimin e 18-vjeçarit.
Pitarch nuk pritet të gjejë hapësirë në planet e Jose Mourinhos te Real Madridi, por mesfushori ka një raport të veçantë me Arbeloan.
Pikërisht ish-mbrojtësi madrilen i mundësoi lojtarit tri debutimet kryesore të karrierës. Arbeloa fillimisht e ngriti te skuadra U-19 e Real Madridit, më pas e promovoi te Castilla, ndërsa sezonin e kaluar i dha mundësinë të debutonte edhe me ekipin e parë.
Mesfushori regjistroi 10 paraqitje në La Liga dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve. Ai e nisi si titullar në ndeshjet e fazës së 1/8 së finales kundër Manchester Cityt, si dhe në takimin e parë çerekfinal ndaj Bayern Munichut.
Klubi londinez është njëkohësisht shumë afër zyrtarizimit të dy talenteve të tjera të Real Madridit, Gonzalo Garcia dhe Cesar Palacios.
Sipas raportimeve, Fulhami pritet të shpenzojë të paktën 40 milionë euro për transferimin e Garcias, ndërsa marrëveshja për Palaciosin parashikohet të kushtojë nga 8 deri në 10 milionë euro.
Për Thiago Pitarchin, klubi anglez pritet të investojë të paktën 20 milionë euro, duke e forcuar më tej lidhjen me talentet dhe ish-lojtarët e Real Madridit.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…