Categories: sport

Ftesa për Arijon Ibrahimovicin dhe synimet për katër sfidat: Foda tregon hollësitë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë të ditur se talentit të Augsburgut, Arijon Ibrahimovic, nuk i ka ardhur asnjë ftesë zyrtare, ndonëse komunikimi mes tyre vijon.

Të lidhura

None found

Në një konferencë për media, ai theksoi se yllit nuk i është dërguar ftesë nga ana e tij personale.

Sipas tij, Ibrahimovic është ftuar nga Gjermania U21, por ende nuk duket se e ka pranuar të luajë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Jo, Arijoni nuk ka marrë ftesë nga ana ime,” deklaroi Foda. “Jam në kontakt me të pothuajse një vit dhe herë pas here shkëmbejmë mesazhe. Të shohim si do të ecë situata.”

Kur u pyet për synimet e ardhshme, Foda shtoi se Kosova është gati të ngrihet edhe më lart.

Ai kujtoi se futbolli nuk udhëhiqet nga e kaluara, por ekziston në të tashmen. “Tani duhet ta dëshmojmë sërish nga fillimi. Lojtarët duhet të jenë gati që nga e enjtja,” tha ai.

Foda shtoi se kërkon lojtarë të etur për sukses dhe se është thelbësore që rezultatet e mëparshme të mos ndërpriten, por të çohen përpara.

“Është e vërtetë që kemi tri kundërshtarë shumë të fortë, si Austria, Irlanda dhe Izraeli. Do të përpiqemi të formojmë një grup të mirë e të bashkuar që dëshiron të prodhojë futboll cilësor,” theksoi ai.

“Pas gjashtë takimeve do t’i numërojmë pikët dhe do të shohim ku gjendemi,” përfundoi trajneri.

të fundit

Kosovar wanted under an international warrant extradited from Switzerland

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…

1 minute ago

Qelaj on Arlinda Zekaj’s murder: The victim had not filed a complaint with us

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

2 minutes ago

Hoxhaj: PDK continues to seek the Special Court law’s continued validity

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

2 minutes ago

Elections in Israel: polls show Netanyahu’s party leading in percentage, but Eisenkot’s opposition ahead in seats

Partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu del si forca kryesore në zgjedhjet për Knessetin e 26-të në Izrael, por rezultatet paraprake…

3 minutes ago

Cyberattack on the U.S. Federal Election Commission’s online system disrupts service a week before voting

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

3 minutes ago

Shtetasi kosovar i kërkuar me urdhër ndërkombëtar ekstradohet nga Zvicra

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…

3 minutes ago