Categories: sport

FSHF publikon kalendarin e sezonit 2026-2027, zbulohen datat e “Abissnet Superiore” dhe të gjitha kampionateve

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar më 23 qershor, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka miratuar datat e nisjes dhe përfundimit të të gjitha kompeticioneve kombëtare për edicionin futbollistik 2026-2027.

Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” është parashikuar të startojë të shtunën, më 22 gushtit, ndërsa mbyllja e tij do të vijë më 9 maj 2027.

Të lidhura

None found

Edhe “Kategoria e Parë” tashmë ka kalendarin e saj, me nisje më 5 shtator 2026 dhe përfundim më 2 maj 2027.

Sa i përket trofeve të tjerë, Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 27 dhjetor 2026, ndërsa Kupa e Shqipërisë do të nisë më 16 shtator 2026 dhe finalja e saj do të zhvillohet më 12 maj 2027.

Nga ana tjetër, kampionati i vajzave do të fillojë më 19 shtator 2026 dhe do të mbyllet më 2 maj 2027.

Më poshtë janë të gjitha datat e fillimit dhe të përfundimit të aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2026-2027.

Kampionati “Abissnet Superiore” do të fillojë më datë 22.08.2026 dhe do të mbarojë në datën 09.05.2027.

Kampionati “Kategoria e Parë” do të fillojë më datë 05.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 02.05.2027.

Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 27.12.2026.

Kupa e Shqipërisë do të fillojë më datë 16.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 12.05.2027.

Kampionati “Kategoria e Dytë” do të fillojë më datë 12.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 25.04.2027.

Kampionati “Kategoria e Tretë” do të fillojë më datë 11.10.2026 dhe do të mbarojë në datën 18.04.2027.

Kampionati i vajzave do të fillojë më datë 19.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 02.05.2027.

Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-19, U-18 dhe U-17 do të fillojë më datë 06.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 09.05.2027.

Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-16 dhe U-15 do të fillojë më datë 12.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 02.05.2027.

Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-19 dhe U-17 do të fillojë më datë 13.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 02.05.2027.

Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-16 dhe U-15 dhe U-14 do të fillojë më datë 04.10.2026 dhe do të mbarojë në datën 01.05.2027.

Kampionati “Kategoria Superiore Elitë” për moshat U-14 dhe U-13 do të fillojë më datë 12.09.2026 dhe do të mbarojë në datën 15.05.2027.

të fundit

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

1 hour ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

2 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

2 hours ago

19-year-old avoids prison after harassing four recruits in the British Royal Navy

Një ngjarje skandaloze ka tronditur Marinën Mbretërore Britanike. [...] Read More... The post Ngacmoi katër rekrute në Marinën Mbretërore britanike,…

2 hours ago