Federata e Futbollit dhe UNHCR (Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët) nënshkruan sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një Memorandum Mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin në promovimin e përfshirjes së refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave pa shtetësi, si dhe kohezionit social dhe zhvillimit të të rinjve përmes futbollit.
Ky memorandum, i nënshkruar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe përfaqësuesi i UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi, pasqyron angazhimin e përbashkët për të përdorur fuqinë e futbollit në forcimin e lidhjeve midis refugjatëve dhe komuniteteve pritëse në të gjithë vendin tonë.
Marrëveshja ndërtohet mbi partneritetin e gjatë botëror midis UNHCR-së dhe UEFA-s, duke njohur sportin si një mjet të fuqishëm për mbrojtje, përfshirje dhe mirëqenie.
Sipas këtij memorandumi, UNHCR dhe FSHF do të punojnë së bashku për të krijuar më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë nga komunitetet pritëse dhe ato të refugjatëve që të angazhohen në futboll. Partneriteti do të sigurojë hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse ku ata mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis që promovon punën në ekip, qëndrueshmërinë dhe solidaritetin.
Pas nënshkrimit të memorandumit, Presidenti Duka tha se firmosja e këtij memorandumi është shumë i rëndësishëm për përfshirjen dhe mbështetjen e të gjithë refugjatëve që jetojnë në Shqipëri.
“Nuk është fillimi i bashkëpunimit tonë me UNCHR, për përfshirjen e refugjatëve, integrimin dhe mbështetjen e tyre. Kemi zhvilluar edhe një ndeshje miqësore në muajin maj, në ditën kombëtare të refugjatëve. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, do të vazhdojmë të zhvillojmë aktivitete sensibilizuese dhe përfshirëse për të gjithë refugjatët që janë në vendin tonë.
Në muajin e ardhshëm do të jemi pjesë e Unity Cup, organizuar nga UEFA me një ekip refugjatësh nga Shqipëria. Nuk është e lehtë, pasi refugjatët që janë në Shqipëri janë pa dokumenta. Por në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze, kemi vënë gjithçka në rrugën e duhur për ta zhvilluar këtë aktivitet.
Ky memorandum që po firmosim sot zyrtarizon bashkëpunimin tonë, që e kemi pasur dhe për ta çuar në një nivel edhe më të lartë. Është një nga objektivat tonë që nëpërmjet futbollit të ndikojmë në jetën e shoqërisë shqiptare dhe të gjithë atyre që jetojnë në vendin tonë. Këtij objektivi i shërben edhe kjo marrëveshje, që të ndihmojmë edhe jetën e refugjatëve nëpërmjet futbollit dhe të japim këtë mesazh përmes lojës tonë të bukur.
Ju falënderoj edhe njëherë për besimin që keni në bashkëpunimin me ne dhe për firmosjen e kësaj marrëveshje”, – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.
Mëngjesin e sotëm, një aksident me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, si…
Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka, të shpallur në kërkim prej 16 korrikut, janë vënë në pranga. Dy vëllezërit akuzohen për…
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka dhënë dëshminë e tij për hetuesit në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas…
Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Edi Rama, do të betohen sot në Institucionin e Presidentit të Republikës,…
Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka, të shpallur në kërkim prej 16 korrikut, janë vënë në pranga. Dy vëllezërit akuzohen për…
Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit…