Categories: sport

FSHF miraton format të ri për Kategorinë e Dytë dhe të Tretë, ja si do të funksionojnë ngjitjet dhe rëniet

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, në mbledhjen e tij të fundit, ka dhënë miratimin për ndryshimet në strukturën dhe skemën e kampionateve të Kategorisë së Dytë dhe Kategorisë së Tretë për sezonet e ardhshme. Vendimi përcakton mënyrën e zhvillimit të garës, lëvizjet mes kategorive, si edhe formulën e ndeshjeve play-off dhe play-out.

Për sezonin 2026/2027, Kategoria e Dytë do të luhet në dy grupe. Grupi A do të ketë 12 skuadra, ndërsa Grupi B do të përbëhet nga 11 ekipe. Duke qenë se në sezonin 2027/2028 si “Abissnet Superiore” ashtu edhe Kategoria e Parë do të kenë nga 12 skuadra secila, është vendosur që katër ekipe të ngjiten direkt.

Të lidhura

None found

Në Kategorinë e Parë do të kalojnë automatikisht dy skuadrat e para të Grupit A dhe dy skuadrat e para të Grupit B.

Vendet e tjera që japin të drejtën e pjesëmarrjes në Kategorinë e Parë do të përcaktohen përmes fazës play-off. Nga Grupi A, fituesi i kësaj faze do të ndeshet me skuadrën e renditur në vendin e nëntë të Kategorisë së Parë, ndërsa nga Grupi B fituesi do të përballet me ekipin e vendit të dhjetë të Kategorisë së Parë.

Në play-off do të përfshihen skuadrat që e mbyllin kampionatin në vendet 3, 4, 5 dhe 6 në secilin grup.

Skema e miratuar parashikon që ekipi i vendit të tretë të luajë ndaj atij të vendit të gjashtë, ndërsa skuadra e katërt të përballet me të pestën. Të gjitha këto duele do të zhvillohen me një ndeshje të vetme në fushën e ekipit të pozicionuar më lart në renditje.

Sa u përket ndeshjeve play-out të Kategorisë së Parë, ato do të luhen në një fushë asnjanëse të caktuar nga FSHF.

Për rënien nga Kategoria e Dytë në sezonin 2026/2027, skuadrat që mbyllin renditjen në vendin e fundit në Grupin A dhe në Grupin B do të zbresin automatikisht në Kategorinë e Tretë.

Nga ana tjetër, skuadra e pozicionuar në vendin e 11-të në Grupin A dhe ajo e renditur në vendin e 10-të në Grupin B do të luajnë një ndeshje play-out në fushë të përcaktuar nga FSHF. Ekipi fitues do të sigurojë qëndrimin në Kategorinë e Dytë.

Skuadra që do të humbasë këtë përballje do të zhvillojë më pas një tjetër ndeshje vendimtare me humbësen e finales së vendeve të treta të Kategorisë së Tretë, për të përcaktuar ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë në sezonin pasardhës.

Edhe për sezonin 2027/2028, Kategoria e Dytë do të organizohet në dy grupe, por këtë herë me nga 12 skuadra në secilin, si në Grupin A ashtu edhe në Grupin B.

Në këtë edicion, ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë do ta sigurojë vetëm skuadra fituese e secilit grup.

Në fazën play-off të këtij sezoni do të marrin pjesë ekipet e renditura në vendet 2, 3, 4 dhe 5 në secilin grup. Fituesi i play-off-it të Grupit A do të ndeshet me skuadrën e tretë nga fundi të Kategorisë së Parë, ndërsa fituesi i Grupit B do të luajë kundër ekipit të katërt nga fundi të Kategorisë së Parë në ndeshjet play-out.

Sa i takon rënies nga Kategoria e Dytë në sezonin 2027/2028, skuadrat e renditura në fund të secilit grup do të bien direkt në Kategorinë e Tretë.

Ndërkohë, ekipet e vendit të 11-të në të dy grupet do të përballen në një ndeshje të vetme play-out. Fituesi do të mbetet në Kategorinë e Dytë, ndërsa humbësi do të luajë një sfidë shtesë me fituesin e finales së vendeve të dyta të Kategorisë së Tretë, për të përcaktuar skuadrën pjesëmarrëse në Kategorinë e Dytë për sezonin pasardhës.

të fundit

Sejdi opposes Shasivari’s proposal: The bar examination must be held entirely in Albanian

Kryetari i studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Besar Sejdi, ka kundërshtuar zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Drejtësisë…

4 minutes ago

State Statistical Office: Number of Employed People Rises, Unemployment Rate Falls to 11.3%

Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës (DZS), norma e papunësisë në tremujorin e dytë të…

4 minutes ago

Do ta ruaj përgjithmonë në zemër”/ Bebe Rexha emocionon me mesazhin për Dolly Parton: Bashkëpunimi me ty ishte një ëndërr

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një dedikim prekës për ikonën…

4 minutes ago

Jeni të neveritshëm”/ Kleoniki Delijorgji reagon ndaj meshkujve që e ngacmojnë edhe kur janë me partnere

Ish-moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra”, Kleoniki Delijorgji, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale me anë të një Insta Story.…

4 minutes ago

Toshkovski: Around 300 Students to Attend Police High School from September 1

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se të gjithë kandidatët që i kanë kaluar me sukses seleksionimet dhe…

4 minutes ago

Tragjedi në liqenin e Komanit, dyshohet se u mbyt një 20-vjeçar nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Komanit, ku një i ri nga Kosova dyshohet…

5 minutes ago