Federata Shqiptare e Futbollit dhe Liga Profesioniste e Futbollit njoftojnë të gjitha organizatat dhe kompanitë e interesuara se ka filluar procesi për tregtimin e të drejtave të emërtimit të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore për ciklin futbollistik 2024-2027.
Përmes sigurimit të së drejtës së emërtimit të kampionatit elitë në vend, organizata bëhet partnere me FSHF dhe klubet anëtare, fiton ekspozim të gjerë në mediat tradicionale përmes emisioneve të ndryshme televizive, kronikave në edicionet informative etj. dhe ato online, si edhe promovim në të gjithë skenën kombëtare dhe jo vetëm.
None found
FSHF dhe Liga Profesioniste e Futbollit fton të gjithë të interesuarit të paraqesin interesimin e tyre pranë Departamentit të Marketingut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Propozimi juaj duhet të përshkruajë vizionin tuaj për partneritetin, duke theksuar përfitimet reciproke që do të sillte për të dyja palët.
Shfaqja e interesit duhet të shoqërohet me detaje në lidhje me organizatën tuaj, objektivat e marketingut dhe çdo përvojë të mëparshme në sponsorizimin sportiv ose bashkëpunime të ngjashme.
Afati i fundit i dorëzimit:
Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 23.03.2024 në: info@fshf.al.
Për pyetje ose detaje të mëtejshme në lidhje me këtë mundësi, përfshirë dokumentet informative, listën e mundshme të përfitimeve dhe kontratën tip, ju lutemi na kontaktoni në marketing@fshf.al.
FSHF mirëpret propozimet tuaja dhe mundësinë e bashkëpunimit me ju për të vijuar zhvillimin e Kampionatit Kombëtar “Kategoria Superiore” në majat e reja të suksesit.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…