Categories: sport

“Fsheh disa të vërteta”, ish-lojtari i PSG-së sulmon Mbappen

Pas një periudhe mjaft të gjatë të “muajit të mjaltit”, në të cilën dukej se Kylian Mbappè ishte mbreti, kthehen kritikat për yllin transalpin. Forma sportive dhe mbi të gjitha qëndrimi i tij janë në mes të polemikave. Shumë zëra kanë filluar të bien dakord: kampioni i botës më 2018, duke përjashtuar disa shfaqje, si ajo në “Camp Nou”, nuk është në nivelin e tij. Kjo ngërthehet me çështjen e rinovimit të kontratës, e cila rrezikon të mos e lejojë Pochettino të ndihet rehat. Trajnerit argjentinas tashmë i duhet të menaxhojë një dhomë zhveshjeje shumë të komplikuar. Siç shpjegon ish-lojtari i PSG, Jerome Rothen për “Parisfans”, nga të qenit një burim frymëzimi, Mbappè po bëhet … një problem, veçanërisht për të ardhmen.

Rothen pretendon se Mbappè po fsheh vullnetarisht qëllimet e tij të vërteta nga PSG, gjë që sigurisht nuk është e mirë për klubin parizien: “Ne nuk jemi në kokën e tij, sigurisht që Mbappe ka qëllime dhe dëshira personale. A është i bindur për të qëndruar te PSG? Unë nuk mendoj kështu, sepse përndryshe do të kishte rinovuar tashmë. Mendoj se është i vetëdijshëm se e ardhmja e tij qëndron diku tjetër. Nuk është një kritikë, ai ka të drejtë ta mendojë një gjë të tillë. Por, kam përshtypjen se ndonjëherë fsheh disa të vërteta”, telesport.

Me pak fjalë, nëse Mbappè dëshiron të largohet, ai do të bënte më mirë ta thoshte menjëherë, gjithashtu sepse PSG mund ta imagjinonte si ta zëvendësojë atë me shumën e madhe të parave nga shitja e tij. Sidoqoftë, Rothen kritikon sjelljen e lojtarit, duke pretenduar se Mbappè ka ide shumë të qarta për qëllimet e tij, por që po i maskon ato, sepse situata nuk e lejon të dalë hapur. Gjithashtu, duke qenë se klubi i tij i ëndërruar nuk është saktësisht në gjendje ta rrëmbejë atë nga PSG:

“Ai nuk është i sinqertë në këtë temë dhe nuk më pëlqen kjo, sepse do të thotë se Kylian është një opportunist. Qëllimi i tij ishte të shkonte te Real Madridi, por duke pasur parasysh kontekstin financiar të “os Blancos”, nuk është e mundur për momentin. Dhe kjo nuk është shumë e sinqertë prej tij. Mesazhi im për të është i thjeshtë, duhet të jetë i qartë. Dhe PSG do të vazhdojë, me ose pa të”.

të fundit

Horoskopi 17 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…

4 minutes ago

Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…

15 minutes ago

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…

41 minutes ago

“Kisha ankth, nuk flija”, të pathënat e karrierës së Aurela Gaçes: Rrezikoja të mos këndoja kurrë, për 3 muaj një dhimbje e madhe

Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…

46 minutes ago

I dashuri i Dua Lipës vjen me deklaratën ‘bombë’ që me siguri do të ketë habitur edhe vetë këngëtaren

Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…

1 hour ago

Kremlini kritikon pjesëmarrjen evropiane në negociatat e paqes për Ukrainën, njofton mungesë informacioni nga SHBA

Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…

1 hour ago