Categories: sport

Frike te Juventus, emri i Allegrit del në hetimin për pastrim parash, lidhje me Ndrangheta

Zyrat kundër riciklimit të parave të Bankës së Italisë kanë vënë në shënjestër Massimiliano Allegri-n.

Sipas të përditshmes La Verita, instituti ka marrë disa sinjalizime për disa operacione të dyshimta në lidhje me trajnerin e Juventus që kanë lidhje me botën e lojërave të fatit dhe basteve.

Të lidhura

None found

Hetimet po kontrollojnë disa derdhje të bëra në llogarinë e Allegri-t nga ana e një kompanie malteze nën hetim për mashtrim, evazion dhe marrëdhënie me ndrangheta.

Bëhet fjalë për shtatë derdhje të marra nga trajneri mes 2018-ës dhe 2021-shit, për një total prej 161 mijë eurosh. Këtyre u shtohen edhe disa derdhje të tjera, për një total mbi 168 mijë euro, që kanë ardhur nga një kompani sllovene që menaxhon hotele dhe kazino, dhe 140 mijë euro të derdhura nga një bankë private në Monako.

Për momentin flitet vetëm për sinjalizime dhe në dokumentet e zyrës anti-riciklim theksohet se fitimet mund të jenë të ligjshme edhe pse përsëritja e derdhjeve në këto shuma ngre gjithmonë dyshime.

Një tjetër sinjalizim ka të bëjë me kartën e kreditit të Allegri-t, që mes 2018-ës dhe 2019-ës ka shpenzuar pothuajse 500 mijë euro në lojërat e fatit (veçanërisht në kazinonë në Moanko dhe kazinonë Perla në Nova Gorica).

Të gjitha hetimet që po zhvillohen janë të bazuara në dyshime për pastrim parash. Gjithsesi, lëvizjet e parave duket se janë të lidhura ekskluzivisht me lojërat e fatit dhe jo me baste për futbollin, që janë të ndaluara për të federuarit.

të fundit

Ervin Salianji nderon familjen Jashari në Prekaz së bashku me gjeneral Sami Lushtakun

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku ka bërë homazhe në nderim të familjes legjendare Jashari. Në këtë…

2 minutes ago

Norse Atlantic Airways shpall falimentimin, kostot e karburantit rëndojnë kompaninë norvegjeze

Kompania ajrore norvegjeze me kosto të ulët, Norse Atlantic Airways, ka shpallur falimentimin, pasi nuk arriti të përballojë vështirësitë e…

4 minutes ago

Abuzimi nisi kur ishte 11 vjeçe”, 15-vjeçarja në Greqi akuzon prindërit dhe指on nënën si organizatore kryesore

Një 15-vjeçare në Agrinio të Greqisë ka denoncuar se ishte shfrytëzuar seksualisht që në moshën 11-vjeçare, duke vënë në qendër…

4 minutes ago

Albulena Blakaj Gashi dorëzon kopjet e kredencialeve si ambasadore e Kosovës në Austri

Ambasadorja e emëruar e Kosovës në Austri, Albulena Blakaj Gashi, ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë Federale për…

4 minutes ago

Monika Kryemadhi sërish opinioniste në Big Brother VIP? Ajo u jep njëherë e mirë përgjigje të gjithëve: Unë dëshirë kam

Sezoni i ri i Big Brother VIP është shumë afër nisjes, ndërsa kurioziteti i publikut për emrat që do të…

4 minutes ago

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë anulon Marrëveshjen Kolektive të Kulturës, sindikata flet për “ekzekutim” dhe shpall zi

Sot në Gjykatën Kushtetuese u mbajt një seancë ku u shfuqizuan Marrëveshja Kolektive për Kulturën dhe Neni 78-lj i Ligjit…

7 minutes ago