Kosova ndau pikët me Izraelin në përballjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Takimi, i luajtur në stadiumin “Nagyerdei Stadion”, përfundoi pa gola, 0-0. Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Franco Foda, komentoi paraqitjen e skuadrës.
None found
Foda shpjegoi se vendimi për të aktivizuar lojtarë të rinj lidhet me objektivin e Kosovës për vitin e ardhshëm, ku synohet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.
“Jemi pjesë e Nations League dhe e kam theksuar gjithmonë se objektivi ynë për vitin e ardhshëm është kualifikimi në Kampionatin Evropian. Për këtë arsye zgjodha të aktivizoj disa fytyra të reja”, deklaroi ai.
Tekniku gjerman vlerësoi angazhimin e futbollistëve, duke theksuar se përballë tyre ishte një ekip me cilësi teknike. Sipas tij, fakti që ky formacion nuk kishte luajtur më parë së bashku e bën edhe më të rëndësishëm rezultatin e marrë.
“Djemtë e kryen detyrën e tyre. Ishte një ndeshje shumë e fortë ndaj një kundërshtari teknikisht të fuqishëm. Ky kombinim i lojtarëve nuk kishte luajtur më parë bashkë, ndaj në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me barazimin”, u shpreh Foda.
Analisti Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Prime News24 komentoi dhunën shtazarake ndaj protestuesit Enea Gjodedja. Hoxha u shpreh se…
Mirel JosaNë prononcimin e fundit për mediat, trajneri i Besëlidhjes, si figurë e mirënjohur e futbollit shqiptar, Mirel Josa, ka…
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas pretendimeve të Enea Gjodedjes për ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e…
Përzgjedhësi Franco Foda i ftoi plot 33 futbollistë të ndryshëm në kompeticionin e Ligës së Kombeve, ndërsa vetëm katër prej…
Mauricio Pochettino ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Manchester Unitedit, duke filluar kështu një kapitull të ri në karrierën…
Një paraqitje e Elijona Binakajt ka tërhequr vëmendjen e krijueses së përmbajtjeve Marjan Tabibzada, e njohur në rrjetet sociale si…