Categories: sport

Francë-Norvegji në Botërorin 2026 rrezikon të shtyhet për shkak të motit

Përballja e fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 mes Francës dhe Norvegjisë mund të mos zhvillohet sipas orarit, pasi kushtet atmosferike pritet të jenë të pafavorshme.

Mediumi francez L’Equipe raporton se autoritetet vendore, së bashku me organizatorët e turneut, po e ndjekin me vëmendje parashikimin e motit para ndeshjes së Grupit I.

Të lidhura

None found

Në zonën pranë stadiumit, në momentin e fillimit të takimit, parashikohen reshje të forta shiu, stuhi dhe rrezik nga rrufetë, çka ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve.

Sipas rregullave të FIFA-s, ndeshjet mund të shtyhen, vonohen ose edhe të pezullohen kur moti konsiderohet i rrezikshëm.

Vendimi përfundimtar pritet të merret sa më afër orarit të fillimit, varësisht nga mënyra se si do të zhvillohet situata meteorologjike.

Franca e ka siguruar tashmë kualifikimin për në fazën me eliminim direkt, ndërsa Norvegjia vazhdon të ushqejë shpresat për avancim dhe do të dëshironte që sfida të luhej sipas planit.

të fundit

Russell Brand, i dënuar për përdhunim dhe sulme seksuale, takon bashkëshorten dhe tre fëmijët në burg

Bashkëshortja e aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, Laura, ka marrë për herë të parë tre fëmijët e tyre për…

3 minutes ago

Von der Leyen: Shqipëria po përparon me ritëm mbresëlënës drejt BE-së, 338 milionë euro të tjera për tre vende të rajonit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e…

9 minutes ago

Berisha: Zhvlerësimi i euros po rëndon eksportet dhe prodhimin shqiptar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros përballë lekut po i shkakton një goditje të…

10 minutes ago

Pacolli: River restoration begins in four municipalities to reduce flood risk

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka nisur një fazë e re e…

27 minutes ago

Mercedes teston një prototip elektrik të pazakontë me dy vende

Një prototip i pazakontë i Mercedes-Benz është fotografuar gjatë testimeve, duke tërhequr vëmendjen për konstruksionin e tij të pazakontë. Bëhet…

27 minutes ago

Video/ Massive avalanche follows skier at Red Mountain Pass in Colorado

Një skiator është filmuar teksa shkakton një ortek pranë Red Mountain Pass, në shtetin e Kolorados, në Shtetet e Bashkuara…

27 minutes ago