France Football nuk e përjashton mundësinë e dorëzimit të ‘Topit të Artë’ të vitit 2020 për Robert Lewandowski, një çmim që nuk u nda vitin e kaluar për shkak të pandemisë.
“Ne nuk duhet të marrim vendime të nxituara. Ne mund të mendojmë për të, por në të njëjtën kohë të respektojmë historinë e Topit të Artë, e cila bazohet në zgjedhje,” tha për portalin e lajmeve Pascal Ferre, kryeredaktor i France Fototball.
Të hënën e kaluar, fituesi i Topit të Artë të vitit 2021, Lionel Messi, i cili mori më të mirën nga sulmuesi polak i Bayernit, i kërkoi organizatorit France Football që në mënyrë retrospektive të shpërblejë golashënuesin më të mirë të kampionit gjerman Bayern Munich për sukseset e tij në 2020. “Ajo që tha Messi ishte e lezetshme dhe e zgjuar”, tha Ferre.
Vitin e kaluar, zgjedhjet u anuluan për shkak të pandemisë Covid. Lewandowski ishte favorit i madh. Në zgjedhjet e së hënës në mbrëmje, polaku përfundoi i dyti pas fituesit shtatë herë Messi. “Unë nuk e vendosa Messin në vendin e parë. Zgjodha Lewandowskin i pari, por mendoj se edhe Messi e meritonte Topin e Artë”, përfundoi ai./h.ll/albeu.com
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka bërë një bilanc të punës së kryer për lirimin e hapësirave publike.…
Deklarata e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti: Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje…
‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Lideri i partisë, Nigel Farage,…
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Marina Farën, vajzën e Eli Fraës, e cila u…
Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi…