Categories: sport

Franca shkatërron Belgjikën 4-1 dhe kalon në krye të grupit

Në ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve, Franca arriti një triumf bindës me rezultatin 4-1 kundër Belgjikës. Me këto tre pikë, kombëtarja franceze shkon në kuotën e 10 pikëve dhe merr vendin e parë në grup.

Të lidhura

None found

Ishte Belgjika ajo që e nisi më mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 35-të. Romeo Lavia dha një pasim të bukur për Dodi Lukebakio, i cili nga buza e zonës goditi fort dhe e dërgoi topin në këndin e sipërm për rezultatin 1-0.

Pas pushimit, Franca hyri në fushë me një qëndrim tjetër dhe reagoi shpejt. Në minutën e 77-të, Desire Doue shënoi një gol të bukur nga distanca, duke barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit të Lucas Da Cunhas.

Vetëm katër minuta më pas, francezët përmbysën gjithçka. Rayan Cherki realizoi për 2-1 në minutën e 81-të, pas një veprimi të bukur të Michael Olises, i cili luajti një rol kyç në ndërtimin e këtij goli.

Më pas, Olise mori protagonistin. Në minutën e 88-të, ai pranoi një pasim nga Doue brenda zonës, u shkëput me mjeshtëri nga mbrojtësi dhe me një goditje të saktë shënoi për 3-1.

Por drama nuk mbaroi këtu. Në minutën e parë të shtesës, Olise shënoi golin e tij të dytë personal, pas një asistimi të shkëlqyer nga Desire Doue, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm dhe duke vulosur fitoren 4-1 të Francës.

Me këtë rezultat, Franca ka grumbulluar 10 pikë pas katër ndeshjeve dhe kryeson grupin, ndërsa Belgjika mbetet pas në renditje si pasojë e kësaj humbjeje të rëndë.

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

13 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

16 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

43 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago