sport

Franca ashpërson rregullat në stadiume, këto janë vendimet që u morën

Fatkeqësisht, Franca ka bërë bujë këtë sezon për episodet e përsëritura të dhunës që kanë ndodhur në tribunat e stadiumeve të saj. Sulmohen futbollistët, pushtimet në fushë dhe ndeshjet janë pezulluar si pasojë e kaosit të krijuar nga radikalët, deri tani i pakontrollueshëm. Megjithatë, pas një takimi mëngjesin e sotëm mes përfaqësuesve të ligës, federatës dhe qeverisë, rregulloret janë shtrënguar për të kapërcyer këtë plagë që në fillim.

Çdo ndeshje e Ligës 1 ose e Ligës 2 do të pezullohet menjëherë në rast se një futbollist ose anëtar i ekipit të arbitrave lëndohet nga një objekt i hedhur nga tribuna. Në rast të një incidenti të një lloji tjetër në stadium, një grup ekspertësh në krizë do të mblidhen urgjentisht, pa përfshirë presidentët e klubeve dhe do të duhet të vendosin brenda një maksimumi gjysmë ore se çfarë do të bëjnë me ndeshjen, nëse duhet pezulluar apo rifilluar.

Të lidhura

None found

Në takimin e mëngjesit të sotëm, në të cilin Gérald Darmanin , Ministrja e Brendshme, Roxana Maracinean , Ministrja e Sporteve dhe Éric Dupond-Moretti , e Drejtësisë, kanë vendosur ndalimin e shitjes dhe futjes së shisheve plastike brenda fushave të futbollit “jo më vonë se 1 korriku 2022”. Edhe hyrja me fishekzjarre do të sanksionohet dhe përgjegjësit do të gjobiten financiare ose gjoba më të rënda .

Gjithashtu, nga sezoni i ardhshëm të gjitha klubet profesioniste në Francë do të duhet të kenë mjete sigurie si rrjeta mbrojtëse pas portave, të cilat mund të instalohen në çdo moment me rekomandimin e prefekturës së policisë në rast se konsiderohet përplasje me rrezikshmëri të lartë. Një sërë masash në përpjekje për të zhdukur vandalizmin që ka ndodhur së fundmi dhe që ka njollosur imazhin e futbollit francez. r.t/albeu.com

të fundit

Panik në festimet në Spanjë, fishekzjarrët shpërthejnë mes turmës dhe plagosin të paktën 50 persona

Të paktën 50 persona u plagosën, tre prej të cilëve u shtruan në spital me djegie, pasi fishekzjarrët shpërthyen mes…

3 minutes ago

Tragjedi në Pakistan, humbin jetën 14 të porsalindur: Dëshmitarët thonë se dyert e maternitetit ishin të mbyllura

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një maternitet në Islamabad të Pakistanit, ku një zjarr i fuqishëm ka shkaktuar…

3 minutes ago

Drenica vazhdon shkëlqimin në Evropë, mposht thellë Muratën

FC Drenica e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në UEFA Futsal Champions League, duke regjistruar…

3 minutes ago

Zjarri në Shashicë mbahet nën kontroll, por një vatër rindezet pranë Drashovicës

Situata e zjarrit në Shashicë po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Mbrojtjes Civile. Prefektja e Qarkut Vlorë…

9 minutes ago

Asllani drejt Al Jazira, arrihet akordi i plotë me Interin

Kristjan Asllani do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Interi ka arritur marrëveshje me Al Jazira për…

15 minutes ago

Greqia përforcon flotën ushtarake, marrëveshje me Italinë për dy fregata FREMM të klasës “Bergamini

Greqia ka hedhur një hap tjetër në programin e madh të modernizimit të Forcave të saj të Armatosura. [...]Read More...

21 minutes ago