Ylli i futbollit Kristiano Ronaldo, ka mahnitur sërish ndjekësit e tij në rrjetet sociale, këtë herë duke zbuluar një pjesë të koleksionit të tij të makinave luksoze.
Ylli portugez publikoi në “Instagram” një fotografi nga garazhi i tij, i rrethuar nga disa prej makinave më të shtrenjta në botë. Krahas fotos, ai shkroi shkurt “Lodrat e mia”, duke e shoqëruar postimin me një emoji rakete.
None found
Sipas mediave britanike, Ronaldo zotëron mbi 40 automjete luksoze, ndërsa vlera e koleksionit të tij arrin në dhjetëra milionë euro.
Mes makinave që shfaqen në koleksion janë disa modele të Ferrari-t, përfshirë Ferrari Purosangue, me një vlerë rreth 360 mijë euro, Ferrari 599 GTO, që kushton mbi 580 mijë euro, Ferrari SP3 Daytona, me një çmim të vlerësuar rreth 2 milionë euro, si dhe Ferrari Monza SP1, një model tepër i rrallë që në ankande ka arritur vlerën e afro 2.6 milionë euro.
Në garazhin e tij nuk mungojnë as dy modele të Bugatti, Bugatti Veyron, me vlerë rreth 2.3 milionë euro, dhe Bugatti Centodieci, një model ultra i rrallë, pasi janë prodhuar vetëm 10 njësi në mbarë botën.
Ronaldo u ka treguar ndjekësve edhe McLaren Speedtail, me vlerë deri në 2.4 milionë euro, si dhe Mercedes-AMG One, me vlerë mbi 2.5 milionë euro
.
Ronaldo u ka treguar ndjekësve edhe McLaren Speedtail, me vlerë deri në 2.4 milionë euro, si dhe Mercedes-AMG One, me vlerë mbi 2.5 milionë euro.
Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…
Chelsea ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi nga Leeds United, duke u mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur dëshirën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar këtë hap si…
Sulmuesi me prejardhje shqiptare Brajan Gruda po vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Leipzigut në Gjermani.Ai ishte njëri ndër…
Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…
Shumica parlamentare e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka refuzuar amendamentet e partisë E Majta për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Propozimet përfshinin…