2500 franga, kaq është gjobitur nga UEFA një 10-vjeçar nga Kosova, pasi bëri një selfie me Granit Xhakën.
Më 18 nëntor 2023, Zvicra po luante një ndeshje kundër Kosovës. Driton Sejdaj ishte në stadium me dy djemtë e tij, njërin 14 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.
None found
Pasi Sejdaj shkoi të blinte pije aty afër në stadium, djali i tij 10-vjeçar shfrytëzoi rastin, i iku edhe sigurimit duke vrapuar dhe u drejtua te Granit Xhaka. Qëllimi i tij ishte t’ia marrë fanellën Xhakës, gjë që nuk ia arriti, por të paktën e bëri një foto me të.
Babai i të miturit tregoi se posta i ka dërguar një dënim mbi 2 mijë e 500 franga, për shkak se djali i tij kishte hyrë “në mënyrë ilegale” në fushën e blertë.
Sejdaj tha se fotoja e djalit të tij me Xhakën mbetet një kujtim mjaft i mirë, dhe se situatën e ka marrë me sportivitet, edhe pse konsideron se dënimi ka qenë paksa i ekzagjeruar./ h.ll/abcnews.al
Shpejtësimatësit e veturave nuk e tregojnë gjithmonë shpejtësinë e saktë të lëvizjes. Megjithatë, pak shoferë e dinë se ekzistojnë rregulla…
Problemet me fraksionin (kuplungu) e veturës shpesh shfaqen përmes disa shenjave të vogla, të cilat shoferët nuk duhet t’i neglizhojnë,…
Kategoria e DyteKanë përfunduar 5 ndeshjet e grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 9-të të…
Jaguar Land Rover (JLR) ka konfirmuar se modeli i ri Range Rover GT do të dalë në treg në fillim…
Jose Mourinho këmbëngul se nuk dëshiron që askush të bashkohet ose të largohet nga Real Madridi në janar, por sipas…
Përplasjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë përshkallëzuar, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Re të…