sport

FOTO-VIDEO / Veshur me kuq e zi, tifozat shqiptarë ia marrin valles në Dortmund

Me mijera shqiptarë ndodhen sot në Dortmund në mbështetje të Kombëtares në sfidën me Italinë në Euro 2024.

Dortmundi sot është veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa ia kanë marrë valles me veshje popullore në rrugët e qyteti gjerman.

Kjo është përballja e parë e Shqipërisë në Euro 2024, ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian, kompeticioin më madhor futbollistik në kontinent, aty ku kuqezinjtë përfaqësohen për herë të dytë në histori.

Një rrugëtim që nuk kishte si të niste më bukur, përballë Italisë fqinje, që për më tepër shkon në Gjermani me kurorën e kampionit mbi kokë dhe me misionin për ta mbrojtur atë sërish, teksa pengesa e parë do të jetë pikërisht Shqipëria e Sylvinhos.

Festa kuqezi, e nisur që në muajin nëntor kur u sigurua kualifikimi, është zhvendosur tashmë në Gjermani, me rrugët e Dortmundit dhe jo vetëm, të mbushura me shqiptarë që kanë vërshuar nga të gjithë anët e globit, për të qenë aty, në mbështetje të kombëtares tonë.

Entuziazëm I dukshëm edhe te të besuarit e Sylvinhos, që prej më shumë se dy javësh vijojnë përgatitjet për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe për të vijuar sa më gjatë aventurën në Gjermani 2024.

Për sfidën e mbrëmjes trajneri Brazilian ka ende dilema mbi skemën dhe formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, diçka që e pranoi edhe vetë në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes.

Dilema e parë lidhet me rreshtimin, pasi krahas skemës 4-2-3-1 të zakonshme, trajneri Brazilian joshet edhe nga ajo 4-3-3, që do të sillte aktivizimin e një mesfushori më shumë dhe uljen në stol të një sulmuesi, për më shumë ekuilibër.

Në portë ka gjithashtu dilema, teksa Berisha duket më i avantazhuar, por vetëm në fund do të mësohet se kush e ka fituar balotazhin. Është rritur ndjeshëm në hierarki edhe Arlind Ajeti, i cili po garon fort për një vend në formacion me Ardjan Ismajlin, teksa vetëm njëri prej tyre do të zbresë në fushë nga fillimi në krah të Gjimshitit.

Në krahët e mbrojtjes nuk ka dilema, me Hysajn e Mitajn të konfirmuar titullarë, ashtu si edhe Asllanin e Ramadanin në mesfushë dhe Bajramin, Asanin e Seferin që do të lëvizin pas shpinës së Brojës.

E nëse Sylvinho zgjidh të përdorë rreshtimin 4-3-3, atëherë do të jetë Seferi ai që do të akomodohet në pankinë, për t’i lënë vendin e titullarit Qazim Laçit, me këtë të fundit që do të bashkohet me Asllanin e Ramadanin për të formuar treshen e mesfushës.

të fundit

Protestat në Serbi nuk ndalen/ U përzunë nga godina e Universitetit, studentët e Juridikut hyjnë me forcë, dekani thërret xhandarmërinë (VIDEO)

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani…

2 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…

26 minutes ago

Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi

Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…

29 minutes ago

Parashikimi i motit 27 Gusht 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…

41 minutes ago

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

8 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

9 hours ago